LAJMI I FUNDIT:
Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri

1076 Artikuj

Info

Këngëtarja Dafina Zeqiri është e lindur më 14 prill të vitit 1989 në Varberg të Suedisë.

Karrierën si këngëtare, Dafina e nisi në moshën 10-vjeçare, duke u paraqitur në një nga festivalet e fëmijëve në Suedi, me një këngë në gjuhën angleze, tekstin e së cilës e kishte shkruar vet.

Ndërsa më vonë, ajo vendos të rikthehet në Kosovë, ku fillon karrierën e saj si e rritur, duke marrë pjesë në disa festivale.

Për tri vite rresh (2007, 2008 dhe 2009), Dafina ka arritur të shpërblehet me çmimin e publikut në festivalin “Polifest”.

Ka të edituar në treg tri albume: “Knockdown” (2008), “Just Me” (2011), dhe “King Ep” (2017″.

Disa nga hitet e saj më të njohura janë: “Amazing girl”, “Bateritë”, “Supernova”, “Time out”, “Tonight” (Feat/ Ledri Vula). etj.

“Ndiqni ëndrrat, mos vareni nga askush, luftoni që të arrini atë që doni”, është porosia që këngëtarja Dafina Zeqiri lë për fansat në intervistën e saj për Telegrafin, në vitin 2017.

No posts found