LAJMI I FUNDIT:
Beyonce

Beyonce

626 Artikuj

Info

Beyoncé Giselles Knowles-Carter, lindi më 4 shtator 1981 në Houston, Texas. Është një këngëtare dhe aktore amerikane.

Ajo ka qenë anëtare e grupit muzikor Destiny’s Child dhe është bashkëshortja e reperit të njohur Jay-Z. Këngëtarja ne vitin 2006 u nda nga grupi Destiny’s Child për të vazhduar karrierën e saj solo si këngëtare.

Albumi i saj i parë solo titullohet “Dangerously in love”, i cili u publikua ne vitin 2003. Më pas Beyonce nxorri ne treg albumin e saj të dytë më 4 shtator 2006 i cili titullohej “B’Day” dhe u bë një nga albumet më të suksesshëm te vitit. Beyoncé e vazhdoi karrierën e saj me albumin “I Am…Sasha Fierce” gjatë 2009 dhe në 2011 nxori në treg “4”.

Në 2013, Knowles publikoi një album surprizë që mbante emrin e saj “Beyoncé” dhe pas tre vitesh gjen sukses me albumin dhe videon “Lemonade”.

Në 16 qershor 2018 së bashku me Jay-z nxori albumin e saj të shtatë qëtitullohet “Everything is love.” Ka marrë 22 çmime Grammy dhe është këngëtarja më e nominuar dhe që ka fituar më shumë çmime në MTV Video Music Award si dhe është quajtur nga “Forbes” si këngëtarja me ngjyrë më e paguar në botë.

Beyonce deklaron fundin e martesës

Beyonce deklaron fundin e martesës

Yjet
Beyonce shtatzënë, Rita Ora e uron (Foto)

Beyonce shtatzënë, Rita Ora e uron (Foto)

Yjet