LAJMI I FUNDIT:
Albërie Hadërgjonaj

Albërie Hadërgjonaj

152 Artikuj

Info

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj është e lindur më 15 shtator të vitit 1975, në Deçan.

Ajo u rrit në një familje pesë-anëtarëshe nga e ëma e saj, Hava, ndërsa babanë nuk pati fatin ta njohë, ngase u largua nga kjo botë kur ajo ishte shumë e vogël. Ka një motër dhe një vëlla.

Albëria u martua në moshë të re, dhe u bë nënë në moshën 15 vjeçe. Ajo ka dy vajza: Agnesën dhe Anxhelinën.

Ka mbaruar studimet për piano, dhe është kantautore e disa këngëve të saj. Në vitin 1998, ajo arriti të fitojë çmimin e parë në Festivalin e Këngës në RTSH, me këngën “Mirësia dhe e vërteta”.

Ka fituar çmimin e tretë në festivalin “Kënga Magjike 2003”, çmimin “Kantautorja më e mirë” në “Kënga Magjike 2007”, çmimin e kontributit artistik në “Kënga Magjike 2011”, dhe çmimin e kritikës në “Kënga Magjike 2016”.

Disa nga këngët e saj më të njohura janë: “Jeta s’është lodër”, “Asnjëherë”, “Lozonjare”, “Loçka jeme”, “Tani ti me tjetrën je”, “Me dorën shtrirë” etj.

“Unë jam një artiste prej tashmë tre dekadash në skenë dhe kam kënduar dhe çmimet e para i kam fituar që në moshën 11 vjeçare, kështu që do s’do kam adhuruesit e mi, të këngës sime, të muzikës që bëj, personalitetit tim, më duan, më çmojnë edhe më bëjnë akoma të kem më shumë vetëbesim në atë çfarë bëj, të punoj më fortë, të mos i zhgënjej. Jam shumë e lumtur dhe e privilegjuar në çdo hap që hedh ose në çdo vend që shkoj, marr shumë dashuri dhe shumë respekt”, ka thënë ajo në një intervistë për Telegrafin, në vitin 2017.

No posts found