LAJMI I FUNDIT:
Alban Skenderaj

Alban Skenderaj

237 Artikuj

Info

Alban Skënderaj është një këngëtari i njohur në Shqipëri. Ai lindi më 20 prill të vitit 1982 në Lushnjë, por me origjinë është nga Vlora.

Ai është një këngëtar, muzikant e kantautor shumë i suksesshëm, dhe ndër vite është shquar si një ndër këngëtarët më të mirë të estradës shqiptare.

Është fitues i festivalit “Top Fest” në vitin 2005, me këngën “Vetëm ty”.

Ndërsa në po të njëjtin festival, ai fitoi edhe në vitin 2006 me këngën “Diçka”, të cilën e solli në bashkëpunim me rock-grupin “Kthjellu”.

Alban Skënderaj është fitues për pesë vite rresht i çmimit “Best Male” në fesitvalin “Videofesti Muzikor”.

Ndërsa në vitin 2012, ai arriti të fitojë festivalin “Kënga Magjike”, me këngën “Refuzoj”.

Shumë çmime, bashkëpunime e këngë të suksesshme e mbushin karrierën e këngëtarit Alban Skënderaj, që ndër vite ka ditur të mbushë sallat e koncerteve dhe të bëhet ndër këngëtarët më të pëlqyer në trevat shqiptare.

Albani është i martuar me këngëtaren Miriam Cani, dhe janë prindër të një vajze, të quajtur Amelia. Çifti i njohur jetojnë së bashku në Tiranë.

No posts found