LAJMI I FUNDIT:

Drita

Info

K.F. Drita është klub futbollistik nga qyteti i Gilanit i themeluar më 1947, por njëherit paraqet trashëgimtaren legjitime të klubit të parë të qytetit të themeluar që pas Luftës së Parë Botërore, më 1919.

No posts found

Drita shquhet për historinë, traditën dhe vazhdimësinë deri në ditët tona të interesimit në mesin e qytetarëve për këtë klub.

Skuadra nga Gjilani pas luftës ka qenë njëra ndër skuadrat më të mëdha në Kosovë, po që ka ditur shpesh herë të ketë edhe kriza të mëdha duke rënë në Ligën e Parë, por shpejtë janë rikthyer për të treguar përsëri karakter në elitën e futbollit kosovar.

kf drita

Drita pas luftës, ka arritur që të fitojë edhe trofe të rëndësishëm në futbollin kosovar duke fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës.

Si e para në vend, Drita u shpall kampione e Kosovës për edicionin 2002/03 ku në atë vit kishte një skuadër me emrat më të mëdhenj të futbollit kosovar, ndërsa Kupën e Kosovës e fitoi një vit më parë, në stinorin 2000/01.

Drita derbin më të madh lokal në Kosovë e ka ndaj rivalit lokal Gjilani, ku në atë ndeshje zakonisht mblidhen mbi 10 mijë tifozë.

Klubi i Dritës ka ngjyrat bardh e kaltër, ndërsa tifozët e saj kanë emrin ‘Intelektualët’, dhe janë ndër tifogrupet e para në Kosovë.
Stadiumi:

KF Drita ndeshjet si vendas i luan në stadiumin e qytetit në Gjilan me një kapacitet prej 10 mijë vendesh.

 

Tifozët:

Grupi i tifozëve të Dritës janë ‘Intelektualët’, të cilët njihen si ndër më të zjarrtit në Kosovë.

intelektualet

Titujt:

Titull i kampionit (1)

2002/03

 

Kupa e Kosovës (1)

2001/02