Gjermani Michael Ballack është drejt largimit të tij nga Stamford Bridge, pasi që londinezët nuk kanë filluar ende bisedimet me të për një vazhdim të kontratës.
Mesfushori me përvojë në të kaluarën është lidhur me një kalim tek Interi, por tani duket se destinacioni i tij i radhës do të mund të ishte Bundesliga.
“Ne jemi të interesuar në transferimin e Michael Ballackut. Unë kam besim se ai është i gatshëm të pranojë një zvogëlim të pagës nëse ai vendos të rikthehet në Bundesliga verën e ardhshme”, theksoi trajneri i Schalkes, Felix Magath.
Sidoqoftë, 33 vjeçari që ka mbi 100 paraqitje në Ligën Premier do të dëshironte rinovim të kontratës, nëse kjo dëshirë ekziston edhe te Blutë e Londrës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLegjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror
Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt
Publikohet lista me trajnerët më të paguar në botë për vitin 2025
Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës
Gyokeres ‘vendos’ për cilin klub do të luajë – Sporting Lisbona zbret çmimin e tij