Live Zhvillimet në Siri
Gjithçka që ndodhi në Siri – bie regjimi i Assadit, rebelët marrin kontrollin e vendit, amerikanët kontaktojnë grupin e al-Jolanit
Përditesuar 08/12/2024 11:09
Tingulli i të shtënave festive u bë jehonë nëpër rrugët e Damaskut pas rënies së regjimit të presidentit Bashar al-Assad.
Megjithatë, gëzimi për rënien e tiranisë gjysmë shekullore nuk mund të fshehë sfidën e madhe me të cilën përballen rebelët, përparimi i shpejtë i të cilëve drejt kryeqytetit sirian ka tërhequr vëmendjen e botës.
Rebelët, të udhëhequr nga grupi Hayat Tahrir al-Sham, tani duhet të përpiqen të bashkojnë vendin, i cili është ndarë pas një lufte të gjatë civile.
Kaosi që pasoi në orët pas rënies së kryeqytetit tregoi qartë përmasat e asaj sfide.
Duket se e ardhmja e vendit mund të vendoset nga Abu Mohammad al-Jolani, udhëheqësi i Hayat Tahrir al-Sham. Jolani arriti të shtunën në Damask. Kjo shënoi kthimin e parë në qytetin ku u rrit, nga e cili u largua për t’iu bashkuar al-Qaedës në luftën kundër forcave amerikane në Irak.
Për katër vjet, ai drejtoi degën e al-Qaedës në Siri, Frontin Al-Nusra, por në fund ai i ndërpreu publikisht lidhjet me al-Qaedën, mbylli Al-Nusrën dhe i shpalli luftë ISIS-it.
Ndërkohë, grupet e pakicave si alavitët, druzët dhe të krishterët do të duhet të përballen me zbatimin e mundshëm të një interpretimi të rreptë të ligjit të Sheriatit.
“Shpresoj se Assad do ta paguajë çmimin”, thotë nëna e adoleshentit – vdekja e të cilit ndezi revolucionin sirian
Nëse shtytja për të rrëzuar Bashar al-Assad ka lindur diku, ajo ka lindur në Deraa, një qytet i vogël në Siri pranë kufirit jordanez.
Këtu, më 21 maj 2011, trupi i torturuar dhe i gjymtuar i 13-vjeçarit Hamza al-Khatib iu dorëzua familjes së tij disa javë pas arrestimit të tij në një tubim antiqeveritar, për më shumë klikoni këtu.
Pse Izraeli po i bombardon bazat ajrore siriane?
Ndërsa valët goditëse nga rrëzimi i regjimit të Bashar al-Assad vazhdojnë të ndihen në Siri, Izraeli ka goditur bazat ushtarake në vend.
Aeroplanët izraelitë kanë bombarduar të paktën tre baza të mëdha ajrore të ushtrisë siriane që strehojnë dhjetëra helikopterë dhe aeroplanë luftarakë, sipas burimeve të sigurisë siriane…lexo më shumë.
Turqia intensifikon sulmet ndaj objektivave kurde në Siri
Burime të besueshme i kanë thënë agjencisë së lajmeve reuters se Turqia po vijon sulmet intensive ndaj objektivave në verilindje të Sirisë.
Sulmet vijnë në kuadër të përpjekjeve të saj për të dobësuar ndikimin dhe fuqinë ushtarake të grupeve kurde në rajon, veçanërisht milicisë kurde YPG, të cilën Ankaraja e konsideron si një zgjatim të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila është e shpallur organizatë terroriste nga Turqia…lexo më shumë.
Gjenerali i lartë amerikan takohet me trupat e vendosura në Siri
Gjenerali më i lartë i SHBA-së në Lindjen e Mesme ka vizituar trupat amerikane të stacionuara në Siri.
Gjenerali Erik Kurilla “mori informata prej dorës së parë rreth masave të mbrojtjes së ushtrisë, situatës që po zhvillohet shumë shpejtë dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të parandaluar ISIS-in të shfrytëzonte situatën aktuale”, thuhet në një deklaratë.
Katari dhe Turqia dënojnë inkursionin e Izraelit në Siri
Katari dhe Turqia dënuan inkursionin e Izraelit në territorin sirian pas rënies së qeverisë së Bashar al-Assad.
Një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Katarit tha se ishte “e papranueshme” që Izraeli po përpiqej të përfitonte nga situata në Siri, duke shtuar se izraelitët kishin shkelur sovranitetin e shtetit sirian…lexo më shumë.
SHBA-ja në kontakt të ngushtë me grupet rebele siriane
Zyrtarë të lartë të administratës së presidentit amerikan, Joe Biden janë në kontakt të ngushtë me rebelët sirianë që rrëzuan regjimin e Bashar al-Asadit, sipas Shtëpisë së Bardhë.
Zëdhënësi John Kirby tha gjithashtu se SHBA-ja ishte në kontakt me zyrtarët e Iizraelit, pasi trupat izraelite vazhdojnë të pushtojnë pjesë të Sirisë.
Ai tha gjithashtu se Uashingtoni dëshiron të sigurojë që populli sirian të jetë në gjendje të përcaktojë të ardhmen e tij.
Ushtria libaneze thotë se persona të armatosur kaluan kufirin nga Siria
Ushtria libaneze ka lëshuar një deklaratë duke thënë se persona të armatosur të panjohur iu afruan një poste kufitare të ushtrisë.
Burrat vinin nga territori sirian.
Të shtëna paralajmëruese u qëlluan ndaj personave të armatosur, të cilët u detyruan të ktheheshin në Siri, tha ushtria libaneze.
Bota nuk ka arsye të ketë frikë nga Siria, thotë lideri i rebelëve sirianë
Kreu i grupit Hayat Tahrir al-Sham (HTS), Abu Mohammed al-Jolani, në komentet e para për mediat perëndimore që nga rrëzimi i qeverisë së Bashar al-Asad, tha se nuk do të ketë një “rikthim në panik”.
I pyetur nga mediumi skynews, se cili është mesazhi i tij për vendet e huaja, lideri rebelëve u shpreh se “nuk duhet të kenë frikë në mënyrë të panevojshme, në dashtë Zoti. Vendi do të rindërtohet. Frika buronte nga prania e regjimit – vendi po shkon drejt zhvillimit dhe rindërtimit, drejt stabilitetit”…lexo më shumë.
Drejt përfundimit operacioni izraelit në Siri
Operacioni ushtarak përfshinte marrjen e kontrollit të zonës tampon në lartësitë e Golanit dhe sigurimin e pozicioneve strategjike pranë kufirit izraelit për të garantuar sigurinë e Izraelit dhe pakicave etnike të Sirisë.
Një objektiv tjetër i operacionit ishte shkatërrimi i forcave ajrore, marinës, automjeteve të blinduara dhe aftësive të tjera strategjike të regjimit të Basha al-Assadit, me qëllim eliminimin e potencialit ushtarak të ish-ushtrisë siriane.
Erdogan zotohet që askush të mos e prekë Sirinë
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u zotua se integriteti territorial dhe sovraniteti i Sirisë do të mbrohet me çdo kusht dhe se Turqia nuk ka synime të futet atje.
“Turqia nuk i ka vënë syrin territorit apo sovranitetit të një shteti tjetër. Integriteti territorial i Sirisë duhet të mbrohet me çdo kusht. Siria i përket sirianëve me të gjitha identitetet e tyre etnike, fetare apo sektare. Populli i Sirisë do të vendosë për fatin e Sirisë”, tha Erdogan gjatë një fjalimi në Ankara.
Rusia humbet aleatin kryesor në Lindje të Mesme
Sundimtari i rrëzuar sirian Bashar al-Assad iku në Moskë pasi u arratis nga Damasku të dielën, ku i është dhënë azil politik.
Kremlini ishte një nga mbështetësit kryesorë të Assadit në përpjekjet brutale të qeverisë së tij për të mposhtur rebelët. Disa ditë më parë roli i Moskës në Siri dukej i palëkundur, por tani, sipas ekspertëve, Kremlini do ta ketë të vështirë të rifitojë terrenin e humbur…lexo më shumë.
Marina izraelite shkatërron flotën siriane
Izraeli shkatërroi flotën siriane gjatë natës, tha ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz.
Operacioni dukej se ishte pjesë e një fushate më të gjerë për të eliminuar kërcënimet strategjike ndaj Izraelit, dhe erdhi pasi IDF-ja shënjestroi bazat ajrore dhe laboratorët shkencorë në Siri, për më shumë klikoni këtu.
Mohamed al Bashir emërohet kryeministër i përkohshëm i Sirisë, rebelët urdhërojnë luftëtarët të tërhiqen nga qytetet
Mohamed al Bashir është emëruar kryeministër i përkohshëm i qeverisë kalimtare siriane.
Përmes një deklaratë televizive është njoftuar se al Bashir do të mbajë rolin deri më 1 mars 2025, për më shumë klikoni këtu.
Izraeli ka kryer më shumë se 300 sulme ajrore në Siri që nga rënia e Assadit
Aeroplanët luftarakë izraelitë thuhet se kanë kryer qindra sulme ajrore në të gjithë Sirinë, duke përfshirë kryeqytetin, Damask.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR) me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se ka dokumentuar më shumë se 310 sulme nga IDF që nga rënia e regjimit të Asadit të dielën, për më shumë klikoni këtu.
Sulmet izraelite ‘duhet të ndalen’, thotë i dërguari i OKB-së në Siri
I dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Geir Pedersen, i ka quajtur sulmet izraelit në Siri “një zhvillim shumë shqetësues”.
“Ne po vazhdojmë të shohim lëvizjet dhe bombardimet izraelite në territorin sirian, kjo duhet të ndalet”, tha ai, për më shumë klikoni këtu.
Scholz e Macron të gatshëm të bashkëpunojnë me rebelët sirianë pas rrëzimit të Assadit
Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emannuel Macron, janë të përgatitur të punojnë me grupet rebele siriane që rrëzuan presidentin Bashar al-Assad me kushte të caktuara.
Udhëheqësit e dy fuqive më të mëdha të Bashkimit Evropian mirëpritën largimin e Assadit, i cili i kishte shkaktuar “vuajtje të tmerrshme popullit sirian dhe dëme të mëdha në vendin e tij”, për të lexuar më shumë klikoni këtu.
Tanket izraelite vetëm 20 kilometra larg Damaskut
Duke cituar tre burime brenda organeve të sigurisë, Reuters raporton se tanket izraelite janë pozicionuar në afërsi të kryeqytetit sirian – Damask.
Këto burime thonë se inkursioni ushtarak ka arritur tashmë në Qatana, rreth 20 kilometra në jugperëndim të Damaskut, për më shumë klikoni këtu.
Luftëtarët rebelë sirianë gjejnë 40 trupa në morgun e spitalit “duke treguar shenja torture”
Ndërsa hetimet në qendrat e paraburgimit të Asadit vazhdojnë, punonjësit e shpëtimit raportuan mbrëmë se gjetën rreth 40 trupa në një morg spitali, duke treguar shenja torture.
Agjencia e lajmeve AFP shkruan se dëgjoi drejtpërdrejt nga një luftëtar rebel, i cili u tha atyre: “Unë hapa derën e morgut me duart e mia, ishte një pamje e tmerrshme: rreth 40 trupa të grumbulluan duke treguar shenja të torturave të tmerrshme”, për më shumë klikoni këtu.
Çfarë do të ndodhë më pas për Iranin pas rënies së Asadit në Siri?
Deputetët islamikë të linjës së ashpër që mbushin parlamentin iranian, janë të zemëruar me shpejtësinë me të cilën investimi më i madh i Republikës Islamike në rajon ka dështuar.
Irani mbështeti regjimin e Asadit gjatë gjithë luftës civile në Siri, me armë, trupa, naftë dhe para.
Blinken paralajmëron: Shteti Islamik do të përpiqet të rivendosë aftësitë luftarake në Siri
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se përmbysja e Bashar al-Assad në Siri është një mundësi e madhe, por është një mundësi që “mbart rrezik të konsiderueshëm” – diçka që Shtetet e Bashkuara “nuk do ta lejojnë të ndodhë”.
Sipas tij Shteti Islamik do të përpiqet të përdorë këtë periudhë për të rivendosur aftësitë në Siri, transmeton Telegrafi.
Ai shtoi se populli sirian duhet të jetë ai që do të zgjedhë të ardhmen e vetë.
Së fundi, Blinken thotë se Uashingtoni ka një interes të qartë për të shmangur “fragmentimin e Sirisë, eksportin e terrorizmit dhe ekstremizmit”.
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?