Aeroplanët luftarakë izraelitë thuhet se kanë kryer qindra sulme ajrore në të gjithë Sirinë, duke përfshirë kryeqytetin, Damask.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR) me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se ka dokumentuar më shumë se 310 sulme nga IDF që nga rënia e regjimit të Asadit të dielën.
Sulmet kanë shënjestruar objektet ushtarake të ushtrisë siriane, duke përfshirë depo armësh, depo municionesh, aeroporte, baza detare dhe qendra kërkimore, transmeton Telegrafi.
Izraeli thotë se veprimet e tyre kanë për qëllim të parandalojnë që armët të bien “në duart e ekstremistëve”, ndërsa Siria po kalon në një epokë pas Assadit.
SOHR raportoi se sulmet u përfshinë në Aleppo, Damask dhe Hamën, me më shumë se 60 të ndodhura gjatë natës vetëm mes të hënës dhe të martës.
Raportet thonë se shumë nga objektet e goditura jo vetëm janë dëmtuar, por janë shkatërruar plotësisht.
Rami Abdul Rahman, themeluesi i SOHR, e përshkroi ndikimin e sulmeve si shkatërrim të “të gjitha aftësive të ushtrisë siriane” dhe tha se “tokat siriane po dhunohen”.
IDF mohoi se trupat e saj kishin humbur në territorin sirian, duke i thënë BBC-së se raportet për tanke pranë Damaskut janë “të rreme”.
“Trupat e IDF janë të stacionuara brenda zonës tampon, siç u tha në të kaluarën”, tha një zëdhënës.
Të hënën, ushtria izraelite publikoi foto të trupave të saj që kaluan nga Lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli në zonën mbrojtëse të demilitarizuar në Siri, ku janë vendosur paqeruajtësit e OKB-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAutoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Nis bojkotimi i dyqaneve në Kroaci - shkaku i çmimeve të larta
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Fillon greva e përgjithshme në Serbi - Vuçiq nuk po i përmbush katër kërkesat e studentëve
Trump për përfundimin e luftës: Ukraina është gati, pyesni Rusinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë