Themeluesi dhe CEO i Telegram është arrestuar në një aeroport në Francë.
Kështu së paku raportojnë disa media botërore, sipas të cilave, policët arrestuan miliarderin Pavel Durov teksa po dilte nga avioni i tij pas mbërritjes nga Azerbajxhani, përcjell Telegrafi.
Siç bëhet e ditur më tej, 39-vjeçari franko-rus shoqërohej nga truproja e tij dhe një grua.
Ndërkohë në disa raportime në rrjetet sociale theksohet se themeluesi i Telegram u arrestua në aeroportin Le Bourget rreth orës 20:00 me orën lokale duke shtuar se arrestimi u krye me një urdhër francez.
Durov akuzohet se ka refuzuar të bashkëpunojë me hetimet për krimet që lidhen me përdorimin e Telegramit, duke përfshirë trafikun e drogës, shpërndarjen e materialeve për shfrytëzimin e fëmijëve dhe mashtrimin.
‼️ Pavel Durov Arrested in France
The founder of #Telegram was arrested at Le Bourget airport around 8:00 PM local time. The arrest was carried out under a French warrant. #Durov is accused of refusing to cooperate with investigations into crimes linked to the use of Telegram ,… pic.twitter.com/B0sKo8XWmP
— NEXTA (@nexta_tv) August 24, 2024
Aktualisht ai ndodhet në paraburgim dhe pritet të dalë para gjykatës.
Rasti ka të ngjarë të ngjallë vëmendjen ndërkombëtare dhe të rrisë presionin ndaj vendeve të tjera evropiane për të goditur aktivitetet kriminale dhe terrorizmin që supozohet se “lehtësohet” përmes Telegram. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë
Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave