Fillon aplikimi për përzgjedhjen e mjekut familjar në katër komuna të Kosovës
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka filluar aplikimi për përzgjedhjen e mjekut familjar.
Procedura sipas MSH-së do të jetë e njëjtë sikurse aplikimet e mëhershme që janë bërë në e-Kosova.
“Për të përzgjedhur mjekun tuaj familjar duhet të keni një profil aktiv në platformën eKosova”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
MSH-ja megjithatë thotë se projekti do të jetë vetëm në disa lagje të Prishtinës dhe në komunat Prizren, Lipjan e Istog.
“Për vëmendje: Ky pilot projekt filloi zbatimin në 4 komuna: Prishtinë (QMF5 – Ulpianë dhe QMF6 – Bregu i Diellit), Prizren, Lipjan dhe Istog”, ka deklaruar tutje Ministria e Shëndetësisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”