James Cordon po planifikon të shesë shtëpinë e tij prej 9.7 milionë dollarësh apo 9.8 milionë eurosh në Los Angeles, pak pas sjelljes që pati ndaj stafit të një restoranti në New York.
Alicia Drake u pa në rezidencën e komedianit në Brentwood të enjten, së bashku me James Harris – dy ditë pasi pronari Keith McNally e largoi atë nga restoranti.
Drake më vonë konfirmoi për DailyMail.com se prona është me të vërtetë në shitje.
“Nuk do të jetë në listë – është një shitje private”, tha ajo.
Drake është ‘një nga ndërmjetësit e nivelit më të lartë të Westside LA’, sipas biografisë së saj në The Agency, e cila gjithashtu thekson përvojën e saj në shitje.
“Ajo është e përkushtuar për të ofruar nivelin më të lartë të etikës, integritetit, shërbimit personal, përfaqësimit profesional dhe ekspertizës teknike, duke siguruar që çdo klient të jetë i emocionuar me rezultatin dhe i rehatshëm gjatë gjithë procesit”.
Harris, 38 vjeç, nga ana e tij, tha për DailyMail se ishte në shtëpi për një vizitë dhe shpjegoi se gruaja e tij, Valeria, është shoqe e ngushtë me gruan e producentit të Corden, Julia, 46 vjeçare.
Ai gjithashtu tha se nuk ishte aty për të vlerësuar shtëpinë, me një burim të dytë që tha për DailyMail: “Nuk ka asgjë në të vërtetë. Ishte thjesht një vizitë”.
Miqtë e Corden, 44 vjeç, megjithatë, kanë folur më parë për dëshirën e tij për t’u kthyer në vendlindjen e tij në Britani ‘për të qenë më afër familjes’.
Corden ndërkohë do të përfundojë xhirimet e serisë së tij të fundit të “Late Late Show” në pranverë.
I njëjti u largua nga restoranti ditë më pasi, meqë siç u raportua ai kishte probleme me punonjësit disa herë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Russell Brand zhvendoset në SHBA pasi thotë se po sulmohet nga autoritetet britanike, pas akuzave për sulm seksual
Paris Hilton shkëlqen me një fustan transparent para ‘Grammys’
“Nuk mund të të marr seriozisht, sepse je veshur si unë”, Gjesti vjen me një justifikim të çuditshëm gjatë debatit të tyre