Kasami: Administrata e komunës së Tetovës ka procesuar 3500 lëndë për legalizimet
3500 lëndë për legalizim të ngelura që nga viti 2011 janë procesuara nga administrata e komunës së Tetovës.
Kryetari i komunës, Bilall Kasami tha se për efiksitet në këtë drejtim janë angahzuar 14 profesionist të fushës.
Ai shtoi se me ardhjen e tij në krye të komunës janë detektuar probleme të mëdha në fushën e urbanizmit
“Me ardhjen tonë në krye të komunës së Tetovës, detektuam problemet e mëdhaja në urbanizëm nga ku u detyruam që menjëherë të inicojmë formimin e komisionit dhe bëmë thirrje që të na bashkangjiten persona profesionistë të sferës adekuate, nga ku arritëm të krijojmë një grup prej 14 anëtarësh, i cili nga muaji janar pandërprerë kanë punuar dhe kanë arritur që të procesojnë mbi 3500 lëndë të ngelura që nga viti 2011. Kjo është edhe një pergjigje për portronët e partive në pushtet se përse komuna e Tetovës është dashur të nenshkruaj kontrata në veper të cilat edhe i kanë deshmuar me punë kohën e kontraktimit në komunën tonë”, deklaroi Bilall Kasami.
Kasami tha se nga 3500 lëndë të përpunuara, kontestuese mbeten 97 lëndë.
Informoi se janë gjetur rreth 70 lëndë për legalizim të cilat janë kryer që prej më shumë se dhjetë vitesh ndërsa pronarët e objekteve të legalizuara, asnjëherë nuk janë thirrur që të marrin vendimet.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zogaj: Nga i shtati, dialogu i doli Kurtit prioriteti i parë dhe i vetëm
Dita e katërt e debatit për buxhetin 2025 në RMV, opozita paralajmëron se borxhi publik po rritet, pushteti mohon
Rohde: Gjermania ndalon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Rohde: Gjermania ndalon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kurti: Unë nuk mund të imponoj asociacion të komunave në Republikë, u takon vet komunave ta bëjnë atë
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia
Reagon ish-zv/ministri i LVV-së: Hykmete Bajrami e ka denoncuar publikisht projektin e digjitalizimit mbi 5 milionë euro
Kosova përballë varfërisë dhe migrimit, ekspertët kërkojnë reforma sociale