LAJMI I FUNDIT:

Eliza Dushku me bashkëshortin e saj dyfishuan fitimet në donacionin e mbledhur për tërmetet në Shqipëri

Eliza Dushku me bashkëshortin e saj dyfishuan fitimet në donacionin e mbledhur për tërmetet në Shqipëri

Banorët e Bostonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe studentët përreth kontribuuan për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit me një shfaqje të filmit dokumentar të Eliza Dushkut, “Dear Albania” në Universitetin e Harvardit këtë të premte.

Para ngjarjes, organizata kishte mbledhur 1144 dollarë në një donacion online të hapur në GoFundMe. Ndërkohë, gjatë shfaqjes së mbrëmshme, aktorja shqiptare me famë botërore dhe bashkëshorti i saj, Peter Palandjian, dyfishuan çdo dhurim që e ngriti shumën në vlerën 8030 dollarë.

Shoqata Studentore Shqiptare ne Harvard publikoi në rrjetin social Facebook disa fotografi nag shfaqja, ku e pranishme ishte edhe vet Eliza me vëllanë e saj, Nate Dushku.


“Çfarë nate e madhe bamirësie! Një javë pas tërmeteve katastrofike në Shqipëri, organizata jonë mblodhi sonte 8030 dollarë në shfaqjen e dokumentarit “Dear Albania”, mirëpritur nga Nate dhe Eliza Dushku. Në periudha të vështira, kjo ngjarje na kujtoi unitetin dhe solidaritetin e shqiptarëve. Faleminderit për të gjithë ju që erdhën dhe dhuruat. Ne gjithashtu duam të falënderojmë Eliza dhe Peter Palandjian që dyfishuan të gjitha dhurimet. Përfshirë GoFundMe tonë, i cili ka mbledhur 1144 dollarë, kjo sjell fondet totale të Harvardit ASA për tërmetin në 9174 dollarë”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, ata shkruan tutje se ende nuk është vendosur saktë se ku do të shkojnë paratë, megjithatë shqiptarët do të mbeten për çdo gjë të informuar në vazhdim.

“Ne po zhvillojmë diskutime me fitime të ndryshme dhe fonde qeveritare. Ne do t’i dërgojmë donacionet së shpejti dhe do t’ju mbajmë të përditësuar”, shkruan Shoqata Studentore Shqiptare e Harvardit në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Magazina
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Magazina
Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Magazina
“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

Magazina
Kalo në kategori