LAJMI I FUNDIT:

Eroll Salihu para fillimit të sezonit ri: Ekipet të luajnë futboll dhe të mos bëjnë politikë

Eroll Salihu para fillimit të sezonit ri: Ekipet të luajnë futboll dhe të mos bëjnë politikë

Kanë mbetur më pak se 1 javë deri tek fillimi i stinorit të ri në Superligën e Kosovës.

Evropa, transferimet, faza përgatitore dhe shumë gjëra të tjera do t’i lënë vend garës së Superligës së Kosovës që pritet të startojë nga kjo javë.


Klubet janë shprehur të gatshme për sezonin e ri, ashtu si dhe Federata e Futbollit të Kosovës, e cila thuhet se i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e stinorit të ri.

Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu në një intervistë për KosovaPress fillimisht u shpreh se FFK-ja ka filluar qysh moti me përgatitjet për stinorin e ri dhe tanimë është gjithçka gati.

“Si zakonisht, ju e dini që punimet për sezonin e ri fillojnë shumë herët, menjëherë përfundimit të stinorit të rregullt. Kemi pasur lojë të barazhit që ka qenë pak më e komplikuar, lojërat e përfaqësueses. Pra, aktivitetet në Federatë nuk pushojnë… Sa i përket FFK-së, është një rutinë e cila tashmë u rrit në një nivel më të lartë se herëve të tjera”, ka thënë Salihu.

Salihu vazhdoi tutje duke treguar edhe për formatin e ri të Superligës. Ai ka bërë të ditur se sezonin e ardhshëm nga Superliga do të bien 4 skuadra në Ligën e Parë, ndërsa 3 ekipe sipas të gjitha gjasave do të shkojnë në garat ndërkombëtare, edhe pse ende nuk është bërë zyrtare asgjë.

Ai kritikoi ashpër skuadrat të cilat morën pjesë në garat ndërkombëtare, duke thënë se ato nuk kanë arritur ndonjë sukses, i cili mund ti ndihmonte atyre dhe Federatës.

“Nga sezoni i ardhshëm, Superligën do ta përfaqësojnë vetëm 10 ekipe, pra do të bien katër, por në garat ndërkombëtare akoma nuk është bërë koeficienti dhe unë mendoj se do të shkohet me tri… Për fat të keq ekipet tona nuk u treguan as sivjet të mira, tani duhet me tregu realitetin. Niveli më i ulët i garave ndërkombëtare evropiane është kjo dhe ne nuk kemi arrit ta kalojmë, përpos ndoshta nga një klub. Te kishim kaluar edhe një fazë më lartë, sigurisht që do të kishim edhe ekipe tjera”, vazhdoi ai.

Ai tha se pikërisht këto dy fakte e bëjnë sezonin e ardhshëm të Superligës tejet interesant dhe skuadrat sipas tij do të kenë një sezon tejet të ngjeshur, disa prej tyre duke u munduar të ikin nga rënia në Ligën e Parë, e disa tjera për të siguruar një vend që dërgon në garat ndërkombëtare.

I pyetur se a mendon që skuadrat janë gati, Salihu u përgjigj se disa prej tyre po, ndërsa vazhdoi duke kritikuar disa skuadra të cilat sipas tij sezonin e kaluar janë marrë më shumë me politikë se sa me futboll.

“Unë mendoj se disa ekipe janë gati, për fat të keq po e them sinqerisht që disa ekipe më shumë janë marrë me politikë se sa që e kanë shikuar vetveten dhe kjo pastaj u pa edhe në gara ndërkombëtare. Klubet duhet të mos merren me politikë, ti kryejnë punët e tyre. Ato kanë sjellë edhe pasiguri në ekipe tjera edhe te organet tjera dhe te komisionet tona. Shpresoj që klubet janë vetëdijesuar dhe e kanë kuptuar se klubi është për të zhvilluar gjenerata të reja, për me pas sukses, me luajt futboll dhe jo me bë politikë”, përfundoi Salihu.

Orari i javës së parë në Superligë: Tri ndeshje të shtunën dhe po aq të dielën
Lexo po ashtu Orari i javës së parë në Superligë: Tri ndeshje të shtunën dhe po aq të dielën

Kujtojmë që java e parë e sezoni të ri në Superligë zhvillohet këtë vikend. Dy derbi lokal do të zhvillohen qysh në hapje të kampionatit, derisa kampioni në fuqi Feronikeli e pret Drenicën, ndërkohë në kryeqytet takohen Flamurtari dhe Prishtina.

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamjet nga reagimi i Tyson Furyt në zhveshtore pas humbjes nga Oleksandr Usyk

Dalin pamjet nga reagimi i Tyson Furyt në zhveshtore pas humbjes nga Oleksandr Usyk

Boks
Ka dyshime se Guardiola dhe De Bruyne kanë gjetur klubin e ri - do të shkojnë atje së bashku në vitin 2025

Ka dyshime se Guardiola dhe De Bruyne kanë gjetur klubin e ri - do të shkojnë atje së bashku në vitin 2025

Premier League
Në gardën e nderit, të gjithë e duartrokitën Kloppin - përveç një lojtari

Në gardën e nderit, të gjithë e duartrokitën Kloppin - përveç një lojtari

Premier League
Davide Ancelotti duket se po largohet nga Real Madridi - ka ofertën në tavolinë

Davide Ancelotti duket se po largohet nga Real Madridi - ka ofertën në tavolinë

Ligue 1
Misteri rreth Mbappes: Nga lëndimi, strategjia e Enriques, dhe momenti i sikletshëm me një femër në Kanë

Misteri rreth Mbappes: Nga lëndimi, strategjia e Enriques, dhe momenti i sikletshëm me një femër në Kanë

Ligue 1
Si mund të luajë Liverpooli nën urdhrat e Arne Slot - formacion pa sulmues natyral

Si mund të luajë Liverpooli nën urdhrat e Arne Slot - formacion pa sulmues natyral

Premier League
Kalo në kategori