LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Trump do të organizon iftar në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Trump do të organizon iftar në Shtëpinë e Bardhë

Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Donald Trump do të organizojë një iftar javën e ardhshme për t’u njohur me muajin e shenjtë të Ramazanit. Ky vendim vjen pasi vitin e kaluar nuk ishte mbajtur një iftar i tillë.

Iftari është planifikuar të mbahet ditën e mërkurë, por zyrtari i Shtëpisë së Bardhë refuzoi të tregojë listën e pjesëmarrësve.

Shtëpia e Bardhë u përball me kritika vitin e kaluar për neglizhimin e mbajtjes së një iftari, duke thyer me një traditë të gjatë të përqafuar nga presidentët Bill Klinton, Xhorxh U. Bush dhe Barak Obama.


Presidenti Trump ka një marrëdhënie të tensionuar me komunitetin mysliman, pasi gjatë fushatës presidenciale ai bëri thirrje për një ndalim “total dhe të plotë” për të gjithë myslimanet që hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Si president, ai ka kufizuar qytetarët nga disa vende me shumicë myslimane për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një njoftim të lëshuar muajin e kaluar duke shënuar fillimin e Ramazanit, Trump tha se “Ramazani na kujton pasurinë fetare që myslimanët i shtojnë jetës amerikane”

Darka e parë e iftarit në Amerikë u mbajt nga Presidenti Xheferson
Lexo po ashtu Darka e parë e iftarit në Amerikë u mbajt nga Presidenti Xheferson
.

Kujtojmë se iftari i parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u zhvillua në shtëpinë e presidentit të tretë, Tomas Xheferson në vitin 1805. /30Ditët/

Në trend Botë

Më shumë
Situatë dramatike në Beograd dhe Novi Sad, protestuesit u përplasen me policinë - Vuçiq thërret takim urgjent

Situatë dramatike në Beograd dhe Novi Sad, protestuesit u përplasen me policinë - Vuçiq thërret takim urgjent

WordPress › Error

Error establishing a Redis connection

To disable Redis, delete the object-cache.php file in the /wp-content/ directory.