Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim deputetët e Grupit Parlamentar 6+, të kryesuar nga Albert Kinolli.
Në këtë takim ku është biseduar për çështjen e komuniteteve në përgjithësi, kryeministri Haradinaj tregoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për përfshirjen e komuniteteve në të gjitha proceset e vendit.
“Qeveria e vendit si asnjëherë më parë, ka inkuadruar përfaqësues të komuniteteve joshumicë në të gjitha institucionet dhe në të gjitha proceset politike të vendit. Shqiptarët dhe komunitetet e tjera në Kosovë nuk ndahen, janë të lidhur dhe kjo është dëshmuar në mënyrën më të mirë të jetës sonë dhe kjo po dëshmohet edhe në qeverisjen aktuale”, tha Haradinaj.
Përmirësimi i pozicionit dhe pjesëmarrjes së të gjitha komuniteteve në jetën institucionale dhe përmirësimi i mirëqenies dhe punësimit, ishin tema të tjera të diskutimit në këtë takim.
Përfaqësuesit e këtyre komuniteteve, njëherësh deputet të Kuvendit të Kosovës, falënderuan kryeministrin për përkushtimin dhe angazhimin në përmirësimin e jetës dhe të mirëqenies së komuniteteve në përgjithësi, duke premtuar se do të jenë bashkëpunues në përmbushjen e agjendës shtetërore të Qeverisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Viktimë e aksidentit të djeshëm në Çair është një grua 69 vjeçare
Aksident në segmentin e autostradës Veternik – Bresje, një i lënduar
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë