LAJMI I FUNDIT:

Sot seanca gjyqësore për rastin “Lagjja e Trimave”

Sot seanca gjyqësore për rastin “Lagjja e Trimave”

Të akuzuarit e rastit “Lagjja e Trimave” sot do të dalin përsëri në Gjykatën Themelore Shkupi 1 për të dëshmuar në seancë gjyqësore për ngjarjet që kanë ndodhur më 9 dhe 10 maj të vitit 2015-të në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, njofton Portalb.

Sipas aktakuzës 29 persona akuzohen për terrorizëm dhe prishjen e rendit kushtetues të Maqedonisë. Seanca e fundit u mbajt më 11 shkurt.

Përndryshe, seanca e fundit gjyqësore për rastin Kumanovës, përfundoi me dëgjimin e 4 dëshmitarëve të njësisë speciale të policisë, të cilët u paraqitën si dëshmitarë të mbojtur. Për këtë arsye kjo seancë ishte e mbyllur për familjarët dhe gazetarët, sepse dëshmitarët ishin nën emra të koduar. Edhe nga prokuroria dhe avokatet mbrojtës u kanënshrtuar pyetje këtyre dëshmitarëved.


“Ka ecje pozitive sot u dëgjuan 4 dëshmitar mbrojtur në kuptimin e pyetjeve të kryqëzuar siç janë të lejuar në seancën e sotme kemi avancime për dallim nga seancat e kaluara mbrojtjes ju lejua që të bëj pyetje që më të sakta në përputhje me ligjin për procedurë penale”, tha Ibrahim Lika, avokat mbrojtës.

Siç theksoi avokatit mbrojtës, deklaratat e dëshmitarëve nuk përputheshin njëra me tjetrën. /Telegrafi/