Filmi i ri i aktorit të famshëm Sylvester Stallone, “Creed” që është vazhdim i serisë së famshme “Rocky”, ka debutuar në pozitën e tretë të arkave filmike të Amerikës për këtë javë
Ai ka fituar 30.1 milionë dollarë dhe vjen pas filmit “Hunger Games: Mockingjay – Part 2”, që ka mbajtur pozitën e parë në arkat filmike të Amerikës në javën e dytë, duke fituar edhe 51.6 milionë euro.
“Good Dinosaur” ka debutuar në pozitën e dytë me 39.2 milionë dollarë të fituar, transmeton koha.net.
“Spectre” i James Bondit bie në pozitën e katërt me 12.8 milionë dollarë në javën e katërt të tij, ndërsa top-pesëshen e kompleton “The Peanuts Movie” me 9.7 milionë dollarë.
Kjo është lista e dhjetë filmave më të suksesshëm të javës në arkat filmike:
- (1) Hunger Games: Mockingjay – Part 2 -51,600,000 dollarë
- (-) The Good Dinosaur- 39,192,000 dollarë
- (-) Creed – 30,120,000 dollarë
- (2) Spectre- 12,800,000 dollarë
- (3) The Peanuts Movie- 9,700,000 dollarë
- (4) The Night Before- 8,200,000 dollarë
- (5) The Secret in their Eyes- 4,502,000 dollarë
- (8) Spotlight – 4,495,290 dollarë
- (12) Brooklyn- 3,832,000 dollarë
- (7) The Martian- 3,300,000 dollarë
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSfida e banorëve, Aldo: Kam qenë i lidhur me një person që ka qenë pjesë e kësaj shtëpie
"Raki për Bajram", Emina Çunmulaj befason me deklaratën në emisionin e Arbana Osmanit
Zarf në ‘shpellë’, banorët shkaktojnë të qeshura me sfidën që duhet të bëjnë
Pesë gjërat që duhet t’i dini për gruan e Khabib, Patimat Nurmagomedova - të cilën sportisti e mban larg rrjeteve sociale
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Reperi Kodak Black fejohet me Mellow Rackz, pas propozimit romantik