Depilimi i fytyrës shpesh mund të shkaktojë skuqje dhe irritim të lëkurës. Si të shmangen efekteve anësore?
Kurrë mos filloni depilimin e fytyrës pa bërë testin provues në pjesë të tjera të trupit. Temperatura e dyllit duhet të jetë e ngrohtë, por jo e nxehtë. Kujdesuni që dylli të mos përmbajë aroma, ngjyra artificiale apo përbërës ndaj të cilëve jeni alergjik.
Depilimi i fytyrës shpesh mund të shkaktojë skuqje dhe irritim të lëkurës. Ndoshta ju kruhet lëkura apo keni irritim të lëkurës, mirëpo këto simptoma më së shpeshti tërhiqen pas një apo dy ditëve. Mirëpo, që t’i shmangeni kësaj, mos e prekni fytyrën me duar menjëherë pas depilimit. Është mirë që t’i qetësoni duke vënë një katror akulli në fytyrën e depiluar. Për po të njëjtin qëllim mund të shfrytëzoni edhe xhel nga Aloa vere apo losion qetësues. Nëse i keni depiluar vetullat, vëni qeska të ftohta çaji nën vetulla dhe në sy.
Nëse skuqja nuk kalon as pas një dite, mos e ngarkoni lëkurën me grim, dhe lejoni të marrë frymë.
Depilimi i fytyrës me dyllë do të duhej t’i shmangeshit nëse jeni me diabet apo keni vena të zgjeruara, lytha, puçrra, lez apo sukrep në fytyrë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëManikyri francez po rikthehet, por jo si dikur
Si ta bëni depilimin e zonës intime më pak të dhimbshëm, sipas ekspertëve
Fëmijët me vetëbesim kanë prindër që i bëjnë këto gjëra, pohon psikologia
Këshilla për përshtatje sa më të lehtë të fëmijëve që fillojnë kopshtin/çerdhen
Nëse vëreni këto veprime, partneri është duke ju manipuluar
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?