Vaji i mentës është një vaj esencial shumë i mirë për t’u përdorur pas depilimit. Ky vaj nuk lejon që të rritet qimja shpejt, jep freski, mbyll porën e hapur, e cila nuk lejon që qimja të depërtojë në lëkurë (qimja del drejt).
Nëse përdoret për masazh në të gjithë trupin, vaji i mentës jep freski dhe kënaqësi. Ai gjithashtu ndihmon kanalet e frymëmarrjes, përdoret në rastet e ftohjeve, ndihmon në uljen e temperaturës, në bronkite dhe kollë, ku mund të masazhohet dhe vetëm pjesa e gjoksit.
Vaji i mentës mund të përdoret për t’u pirë nga goja kur keni probleme me fytin, në erën e padurueshme të gojës, për kujdesie të dhëmbëve ose zgavrës së gojës ose mund ta përzieni me ujë për shpëlarje të gojës me gargarë. Ai është dhe një antimikrob shumë i mirë.
Vaji i mentës është shumë i mirë të përdoret për fërkim kur keni probleme me venat, por ai mund të përdoret edhe për lyerjen e këmbëve për të larguar aromat e pakëndshme të djersës, sepse mban gjatë gjithë kohës këmbën të freskët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse vëreni këto veprime, partneri është duke ju manipuluar
Kur foshnjat fillojnë të njohin emrin e tyre?
Fëmijët me vetëbesim kanë prindër që i bëjnë këto gjëra, pohon psikologia
Rikthehen xhinset e ngushta: Si t'i vishni dhe ‘rrëmbeni’ vëmendjen
“Fustani i ëndrrave” të Kendall Jenner vodhi shfaqjen në sfilatën e Parisit, korse me detaje në ngjyrën e lëkurës
Java e dytë e shtatzënisë: Trupi përgatitet për ovulimin dhe momentin më të rëndësishëm kur ngjizet bebja