Bën vapë, nga sandalet shihen shputat e mirëmbajtura, por edhe ato të lëshuara, e më së keqi duken thembrat me lëkurë të trashë.. Është momenti i fundit që shputave t’u kushtoni pak më shumë kujdes.
Bën vapë dhe pothuajse të gjitha femrat kanë zhveshur çorapet, kanë mbathur sandale të çelura në gishtërinj e thembra e nga këto vrima shihen shputat e mirëmbajtura, por edhe ato të lëshuara, e më së keqi duken thembrat me lëkurë të trashë…
Është momenti i fundit që shputave t’u kushtoni pak më shumë kujdes. Mjafton të keni gërryese nga llamarina ose ndonjë gur special për pastrimin e lëkurës së trashur, gërshërë të forta dhe limë për rregullimin e thonjve.
Natyrisht, para se të filloni këtë aksion, ndoshta pak të vonuar për rregullimin e shputave, është mirë të merrni një enë më të gjerë plastike, ku do të qitni ujë të vakët dhe ndonjë shkumë dhe pak sodë bikarbone. Në këtë, mënyrë lëkura përreth thonjve dhe thembrat do të zbuten dhe më lehtë do të arrini efektin e dëshiruar.
Nuk mjafton vetëm një herë të bëni këtë veprim nëse keni problem me lëkurë pak të lëshuar, atëherë derisa të arrihet efekti i dëshiruar, veprimin e përsëritni disa herë, e pastaj vetëm pason mirëmbajtja e rregullt. Nuk duhet harruar se edhe shputat kërkojnë lyerje me ndonjë krem ushqyes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKur foshnjat fillojnë të njohin emrin e tyre?
Trendet e grimit për vitin 2025
Fëmijët me vetëbesim kanë prindër që i bëjnë këto gjëra, pohon psikologia
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin
Kim Kardashian shfaq strukturën natyrale të lëkurës pa grim
Gjakderdhje e papritur pas përfundimit të periodave, mësoni arsyet