Këto muaj, si pasojë e ndryshimit të stinës dhe ndryshimit të gjakut, kemi edhe ndryshim në rënien e flokëve. Në këtë fazë rënia e flokëve është më madhe edhe te meshkujt edhe te femrat.
Prandaj rekomandohet që në këtë periudhë të përdoret shampo kundër rënies së flokëve, i shoqëruar me ampula kundër rënies, dhe njëherit duhet që të bëhet masazh i mirë i lëkurës së kokës së paku njëherë në ditë dhe mundësisht të evitohen preparatet për rregullimin e flokëve, siç është geli, shkuma, llaku etj.
Krahas rënies së flokëve në këtë periudhë kohore shtohet edhe yndyra dhe zbokthi i flokëve, për këtë arsye duhet të përdoren edhe shampo të cilat e i largojnë këto dy probleme.
Personat (meshkujt dhe femrat) të cilët kanë flokë të gjata, zakonisht mendojnë se flokët bien për shkak të gjatësisë së tyre dhe bëjnë një hap të gabueshëm duke i shkurtuar ato.
Jo, në fakt te këto raste, përveç larjes me shampo kundër rënies së flokëve, kundër zbokthit dhe yndyrës, preferohet që një apo dy herë në ditë flokët të krihen me krehër me dhëmbë të rrallë, me qëllim që të largohen flokët e rënë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFëmijët me vetëbesim kanë prindër që i bëjnë këto gjëra, pohon psikologia
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin
Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush
Kollitja e fëmijës suaj: Çfarë duhet të dijë çdo prind
Pse gërhasin shtatzënat?
Parandaloni rrudhat e duarve me produkte efektive!