Presidenti i FIFA-së, Sepp Blatter, në fund të këtij muaji, pritet të takohet me kryetari e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin, dhe kreun e futbollit serb, Tomislav Karadzic. Temë e diskutimit do të jetë çështja e futbollit kosovarë.
Numri një i futbollit botëror, Sepp Blatter pritet që sërish të merret me çështjen e futbollit kosovarë.
Presidenti i FIFA-së, me 29 tetor, pritet të takohet kryetari e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrrin, dhe kreun e futbollit serb, Tomislav Karadzic.
Pikërisht, ky i fundit e ka konfirmuar këtë takim gjatë një prononcimi që ka dhënë për mediat serbe rreth transparentit të shpalosur në ‘Allainz Arena’ me mbishkrimin ‘Pranojeni Kosovën në UEFA’.
“Ky është edhe një presion që bëhet ndaj UEFA-së dhe FIFA-së. Dhe krejt kjo është bërë para takimit tonë të përbashkët që do të mbahet me 29 tetor, ku do të diskutohet për përpjekjet e Kosovës për zhvillimin e ndeshjeve miqësore”, ka deklaruar Karadzic, transmeton alo.rs.
Ende pa u mbajtur takimi, numri një i futbollit serb insiston se nga kjo përballje nuk do të del asgjë e re për futbollin e Kosovës.
“Deri më tani, me sukses i kemi rezistuar të gjitha presioneve, po punojmë pa ndërprerë duke biseduar edhe me krerëte vendit tonë, dhe unë jam i bindur se ata nuk do të mund të marrin pjesë në kualifikimet për Kampionatin Evropian apo Botëror, derisa OKB ta njeh si shtet”, deklaroi ai.
Karadzic ka thënë se do të ndjek edhe bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, por ai insiston se do të pret edhe vendimet e FIFA-së dhe UEFA-së për Kosovën.
Ai thotë se në këto dy institucione ka miq të mirë, dhe vendimi i tyre karshi çështjes së futbollit kosovarë deri më tani thotë se ka qenë korrektë.
Çështja e futbollit kosovarë po vazhdon të zvarritet nga drejtuesit e futbollit botëror tash e disa vite.
Shtëpia e futbollit botëror, në viti e kaluar i kishte lejuar Kosovës të luajë miqësore me të rinjtë dhe me ekipin e femrave, kurse përfaqësueses A ia ka mohuar një gjë të tillë.
Pavarësisht kësaj, ky vendim është refuzuar nga FFK, pasi FIFA i kishte kushtëzuar kosovarët që ta pyesin Serbinë, kur duan të luajnë brenda territorit të Kosovës.
Pas kësaj situate të krijuar presidenti i FIFA-së, në dhjetor të vitit të kaluar ka marr mandatin nga Komiteti Ekzekutiv që të udhëtoj në Serbi për të përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Dhe, me 12 qershor të këtij viti numri një i futbollit botëror është takuar me presidentin e Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS), Tomislav Karadzic dhe me Kryeministrin serb, Ivica Dacic.
Gjatë këtyre takimeve zvicerani kishte kërkuar që kosovarëve t’u mundësohet të luajnë futboll, pa u penguar nga askush, siç ka ndodhur deri tash.
Por, as mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-së, e cili është mbajtur me 3 dhe 4 tetor nuk ka sjell asnjë risi për Kosovën.
Pritet të shihet se a do të zgjedhjet çështja e futbollit kosovar gjatë këtij muaji, apo do të vazhdoj të zvarritet ende. /Express/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Barcelona e vendos yllin e Serie A si objektivin kryesor të verës 2025](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/theo-leao-780x439.jpg)
Barcelona e vendos yllin e Serie A si objektivin kryesor të verës 2025
![Shpërthimi i një prej dështimeve më të mëdha të të gjitha kohërave - ai po kalon një sezon të mrekullueshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Dembele-2-780x439.jpg)
Shpërthimi i një prej dështimeve më të mëdha të të gjitha kohërave - ai po kalon një sezon të mrekullueshëm
![Titullarë apo rezervistë – Ancelotti dhe skuadra nuk bien dakord me Perezin dhe bordin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/modric-ancelotti-perez-780x439.jpeg)
Titullarë apo rezervistë – Ancelotti dhe skuadra nuk bien dakord me Perezin dhe bordin
![A mund të largohet Haaland nga Man City në verë? Zbulohet klauzola e mega kontratës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Haaland-1-780x439.jpg)
A mund të largohet Haaland nga Man City në verë? Zbulohet klauzola e mega kontratës
![Yaya Toure mbyll debatin, zgjedh më të mirin mes Drogba dhe Salah](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/salah-drogba-toure-780x439.jpg)
Yaya Toure mbyll debatin, zgjedh më të mirin mes Drogba dhe Salah
![Barcelona preferon të përballet me Real Madridin dhe të shmangë Atleticon në gjysmëfinale të Copa del Rey.](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/el-clasico-780x439.jpg)
Barcelona preferon të përballet me Real Madridin dhe të shmangë Atleticon në gjysmëfinale të Copa del Rey.