LAJMI I FUNDIT:

Live

Live Epopeja e UÇK-së

26-vjetori i Epopesë së UÇK-së, liderët e shtetit kujtojnë Adem Jasharin dhe të rënët për liri

Përditesuar 05/03/2024 10:00

Kuvendi i Kosovës mbajti seancë solemne me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të pranishëm në seancë ishin krerët e shtetit, familjarë të dëshmorëve e ambasadorë.


Në nderim të kësaj dite edhe Ministria e Mbrojtjes ka organizuar disa aktivitete. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-05-2024 13:17:01" ["time"]=> string(16) "05/03/2024 13:17" ["update"]=> bool(false) } 05/03/2024 13:17

Krasniqi: Heroizmi dhe sakrifica e familjes Jashari mishëron shpirtin e një kombi të etur për liri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me rastin e shënimit të përvjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka kujtuar sakrificën e familjes Jashari.


“Me 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, në Prekaz të Drenicës, fjalët qëndresë, sakrificë, guxim e krenari, morën kuptimin e vërtetë. Ato u përbashkuan në një vend, në një familje dhe në një mbiemër: familja Jashari!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai tutje ka thënë se heroizmi dhe sakrifica e familjes Jashari, mishëron shpirtin e një kombi të etur për liri.

“Secili anëtar i familjes Jashari, u bë fanar shprese në luftën e përgjakshme për çlirim. Nga baca Shaban e te nana Zahide, nga Hamza e te Blerina, nga Ademi e te Kushtrimi 13 vjeçar, pushka e të cilit shkrepi e fundit në atë betejë”.

“Për tri ditë, familja Jashari ktheu çdo gur të Prekazit në monumente të lavdisë që do të jetojë përgjithmonë në mendjet dhe zemrat e secilit shqiptar deri në mbarim të kohës. Nderime përjetësisht!”, është shprehur Krasniqi.

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-05-2024 13:08:55" ["time"]=> string(16) "05/03/2024 13:08" ["update"]=> bool(false) } 05/03/2024 13:08

Haradinaj: Shtëpia e Jasharëve u bë simbol i luftës për liri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të martën homazhe në Prekaz, me rastin e shënimit të përvjetorit të Epopesë së UÇK-së.


Haradinaj ka thënë se “në rrëfimin e një prej kapitujve më të lavdishëm të historisë sonë kombëtare, emri i Komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari ngrihet si një simbol i pashembullt i rezistencës dhe heroizmit”.

“Sot në vendin e shenjtë, në Prekaz, nderuam ata me të cilët na bashkuan idealet, e trashëgimia e të cilëve vazhdon të na mbajë të bashkuar dhe të fortë”, ka shkruar ai në Facebook.

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-05-2024 11:14:50" ["time"]=> string(16) "05/03/2024 11:14" ["update"]=> bool(false) } 05/03/2024 11:14

Konjufca: Jasharët zbatuan parimin ideal të jetës, “Liri a vdekje”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se sakrifica madhështore e familjes heroike Jashari ka ngritur kombëtarisht nivelin më të lartë të dinjitetit dhe krenarisë.


“Jasharët në krye me Ademin e Hamzën me baçin Shaban e të gjithë familjarët tjerë, u sakrifikuan kolektivisht në luftën për liri. Ata kolektivisht e zbatuan parimin ideal të jetës: Liri a vdekje”, është shprehur Konjufca.

Ai këto deklarata i ka bërë të martën në seancën solemne me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kur kombi arrin ta përcaktojë këtë princip, rënia bëhet liri e liria bëhet domosdoshmëri. Liria është si ajri, por ajo nuk rri pezull, ngrihet mbi themele të forta, kurse rrënjët shtrihen thellë në tokën e të parëve tanë”, ka thënë kryeparlamentari.

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-05-2024 10:59:59" ["time"]=> string(16) "05/03/2024 10:59" ["update"]=> bool(false) } 05/03/2024 10:59

Kurti: Epopeja e UÇK-së përmbledh një trashëgimi të madhe politike, kulturore e kombëtare

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se Epopeja e UÇK-së përmbledh një trashëgimi të madhe politike, kulturore e kombëtare nga e cila ka ardhur liria e Kosovës dhe mbi të cilat është ndërtuar vet shteti i Kosovës.


Ai tha se Kosova është çliruari prej Serbisë okupatore pikërisht nëpërmjet kësaj trashëgimisë politike që e prodhoi personalitetin dhe figurën e Adem Jasharit.

“Nga po kjo trashëgimi është ngritur dhe po forcohet shteti ynë”, tha Kurti, duke shtuar se e ka fjalën për trashëgiminë e dalë nga rezistenca e armatosur e aktivizimi politik përgjatë dekadave.

Sipas tij, rezistenca e familjes Jashari të Prekazit është unike në vetvete, por ajo nuk është e pareferencë në historinë e shqiptarëve.

“Rezistenca e Adem Jasharit dhe UÇK-së është produkt i natyrshëm i po asaj kulture të kryengritjes dhe luftëtarëve vullnetar që luftuan për mbrojtjen e trevave shqiptare nën organizimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit…. është rezistencë e po asaj kulture që solli organizmin e kryengritjeve kundër perandorisë osmane dhe të agresionit të Serbisë të prira nga Hasan Prishtina…”, tha ndër të tjera Kurti. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-05-2024 10:54:26" ["time"]=> string(16) "05/03/2024 10:54" ["update"]=> bool(false) } 05/03/2024 10:54

Osmani: Epopeja e UÇK-së përcaktoi fatin tonë si popull dhe shtet

Në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seanca solemne për nder të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.


Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj, tha se epopeja e UÇK-së përcaktoi fatin tonë si popull dhe shtet, duke shtuar se ka qenë epope e dinjitetit, krenarisë dhe lirisë, transmeton Telegrafi.

“Sa herë vjen marsi, kujtimet tona natyrshëm na kthejnë në periudhën më të lavdishme të historisë tonë që lidhet me përpjekjet tona për liri dhe shtet. Sërish vjen marsi, nuk është vetëm këngë, është moto e kujtesës dhe nderimit ë luftës për liri. I cili identifikohet me komandantin legjendar Adem Jashari, familjen e tij dhe gjithë ushtrinë çlirimtare”, është shprehur ajo.

Osmani pohoi tutje se “Adem Jashari dhe familja e tij refuzuan të përkulën, ndaj luftuan për dinjitet dhe lirinë e gjithë Kosovës”.

“Kryengritës Adem Jashari ra në altarin e lirisë, bashkë më familjen e tij, duke u shndërruar kështu në guardian të përhershëm të Kosovës”.

Presidentja tha se “do t’i shërbejnë Republikës, ashtu siç i kanë shërbyer të gjithë dëshmorët e rënë”.

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-05-2024 10:37:34" ["time"]=> string(16) "05/03/2024 10:37" ["update"]=> bool(false) } 05/03/2024 10:37

Shkurte Fejza dhe Ilir Shaqiri performojnë për herë të parë në Kuvendin e Kosovës


Dy këngëtarët e njohur Shkurte Fejza dhe Ilir Shaqiri janë bërë bashkë sot për të kënduar në Kuvendin e Kosovës.

Dyshja performuan para deputetëve me rastin e përvjetorit të Epopesë së UÇK-së, transmeton Telegrafi.

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-05-2024 10:25:36" ["time"]=> string(16) "05/03/2024 10:25" ["update"]=> bool(false) } 05/03/2024 10:25

Nis seanca me intonimin e himnit shtetëror dhe kombëtar

Ka nisur të mbahet seanca solemne me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Seanca ka nisur me intonimin e himnit shtetëror dhe kombëtar.


Po ashtu, ligjvënësit dhe të pranishëm në Kuvend kanë nderuar me një minutë heshtje të gjithë të rënët për pavarësi.

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-05-2024 10:06:57" ["time"]=> string(16) "05/03/2024 10:06" ["update"]=> bool(false) } 05/03/2024 10:06

Abdixhiku përkujton sakrificën sublime të familjes Jashari

Në 26 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përkujtoi sakrificën sublime të Familjes Jashari.


“Datat 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 shënojnë ngjarjen më kulminante në luftën e Kosovës për liri e çlirim; sakrificën sublime të Familjes Jashari e me këtë dhe fillimin e fundit të përpjekjes sonë shekullore për liri”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Më tej në deklaratë thuhet se rënia heroike e familjes Jashari ishte kushtrim për një popull të tërë.

“Ishte kambanë për luftën dhe përpjekjen tonë kolektive drejt lirisë, e për aleancat e ardhshme që do të rreshtoheshin me idealin e tyre e tonin pa dallim. Sot, në këtë 26 vjetor të Epopesë së UÇK-së, ne i kujtojmë me nder e krenari, fëmijët, gratë dhe burrat më të mirë të kombit që sakrifikuan jetën për lirinë dhe shtetin që e gëzojmë sot.

Është obligim i secilit nga ne që të punojmë fort çdo ditë e më shumë në forcimin dhe avancimin e shtetit tonë, sepse vetëm kështu i nderojmë dhe e dërgojmë në vend amanetin e të rënëve të Familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, thuhet më tej.

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-05-2024 10:03:03" ["time"]=> string(16) "05/03/2024 10:03" ["update"]=> bool(false) } 05/03/2024 10:03

Maqedonci: Rezistenca dhe lufta e Jasharëve të Prekazit, është kthyer në burim frymëzimi

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka kujtuar luftën dhe sakrificën e familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt, me rastin e shënimit të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka thënë se rezistenca dhe lufta e kësaj familje heroike është kthyer në burim frymëzimi për të gjithë luftëtarët e UÇK-së në luftën e tyre për liri, duke u trashëguar deri te ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në misionin e tyre për ta ruajtur këtë liri.


“26 vjet përpjekje për ta kultivuar luftën e drejtë për liri dhe për ta frymëzuar me të luftën për shtetndërtim. 26 vjet Epope e UÇK-së: 26 vjet lavdi!”, ka shkruar ministri.

Lajmin e plotë mund ta lexoni këtu: