Ushqimi i cili është i pasur me perime, pemë dhe sojë mund të ulë rrezikun për prekje nga kanceri i gjirit për madje 30%, bëjnë të ditur shkencëtarët amerikan.
Rezultatet që vinë nga Colorado State University janë bazuar në të dhënat e mbledhura nga 34 mijë gra të moshës nga 45 deri në 74 vjet.
American Journal of Clinical Nutrition ka shtuar se të dhënat e mëhershme për lidhjen mes ushqimit dhe kancerit të gjirit kishin qenë të paqëndrueshme, por këto studime shtesë kanë pohuar një gjë të tillë.
Hulumtimi i ri ka treguar edhe se konsumimi më i shpeshtë i mishit dhe yndyrave të ngopura lidhet me një rritje të lehtë të rrezikut nga prekja me këtë formë të kancerit./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë