LAJMI I FUNDIT:
Morena Taraku

Morena Taraku

633 Artikuj

Info

Morena Taraku është e lindur më 1 prill të vitit 1993 në Pejë. Ajo është modele dhe këngëtare e njohur në tregun muzikor në Kosovë.

Dashurinë për artin, Morena e ka të trashëguar nga babai i saj, Selami Taraku, i cili është regjisor i njohur në skemën kosovare.

Morena karrierën e filloi si modele, ku në vitin 2010 përzgjidhet “Miss Kosova 2010”, nga ku fitoi të drejtën për të marrë pjesë në “Miss Earth 2010″.

Ka përfaqësuar Shqipërinë në “Miss World 2012”, nga ku edhe ka fituar titillun “Miss Liberty of the World 2012”.

Karrierën si këngëtare e filloi në vitin 2013 në një bashkëpunim me këngëtarin Blero, ku së bashku publikuan këngën “My Love”, e cila ishte pëlqyer nga publiku.

Ka të lansuara në treg gjithashtu këngët “Off”, “Inat”, “Mi amore” (bashkëpunim me Aida Doçin) etj.

Morena Taraku shquhet si njëra ndër modelet më atraktive në Kosovë, e cila është e ndjekur në masë të madhe nga fansat e saj në rrjetet sociale.

No posts found