LAJMI I FUNDIT:
Juventus

Juventus

13448 Artikuj

Info

Juventusi është klub futbollistik italian i bazuar në Torino. Është themeluar në vitin 1897 nga një grup studentësh torinezë, ndërsa nga viti 1923 është menaxhuar nga familja Agnelli. Është klubi i tretë më i vjetër në Itali. Historikisht, Juventusi është klubi më i suksesshëm në futbollin italian dhe njëri prej laureatëve dhe më të rëndësishmëve globalisht.

I themeluar në vitin 1897 nga një grup studentësh torinezë (mes të cilëve ishte edhe presidenti i parë, Eugenio Canfari), Juventusi është klubi i tretë më i vjetër në Itali që gjatë gjithë historisë ka luajtur në Ligën e parë italiane (të njohur si Serie A nga viti 1929), pos në sezonin 2006/2007, kur u dërgua në Serie B si pasojë e skandalit të montimit të ndeshjeve, Calciopoli.

Gjatë viteve, Juventusi është bërë simbol i italianëve falë traditës së suksesit, gjë që ka pasur ndikim të madh edhe në shoqërinë italiane. Njëherësh, është klubi me kontributin më të madh në ekipin e përfaqësueses së Italisë, ku lojtarët bianconerë kanë luajtur rol të madh në triumfet e tyre në Kampionatet Botërore të viteve 1934, 1938, 1982 dhe 2006. Baza e tifozëve të Juves është më e madhe se e cilido klub tjetër italian dhe një ndër më të mëdhatë në botë.

Historikisht, Juventusi është klubi më i suksesshëm në futbollin italian dhe njëri prej laureatëve dhe më të rëndësishmëve globalisht. Në total ka fituar 59 tituj zyrtarë në nivel vendor dhe ndërkombëtar – më shumë se cilido klub tjetër italian. Rekord prej 31 titujsh zyrtarë kampionalë, rekord prej 10 Kupash të Italisë, rekord prej shtatët Superkupash italiane. Njëherësh ka fituar 11 tituj në nivel ndërkombëtar: Dy Kupa Interkontinentale, dy tituj të Ligës së Kampionëve, një ‘European Cup Winners’ Cup’, tri Kupa UEFA, një Kupë Intertoto dhe dy Superkupa të UEFA-s.

Në vitin 1985, nën drejtimin e Giovanni Trapattonit, Juventusi u bë klubi i parë në histori të futbollit evropian që i kishte fituar të tria garat e mëdha të organizuar nga UEFA: ‘European Champions’ Cup’ (tash Liga e Kampionëve), ‘Cup Winners’ Cup’ (që tash nuk ekziston) dhe Kupën UEFA. Pas triumfit në Kupën Interkontinentale (tash Kupa e Botës për Klube) në të njëjtin vit, Juve u bë klubi i parë në histori dhe akoma mbetet i vetmi që i ka fituar të gjitha garat e mundshme kontinentale dhe titullin botëror. Në vitin 2009, Federata Ndërkombëtare e Historisë së Futbollit dhe Statistikave  (IFFHS) e shpalli Juventusin klubin më të mirë në Itali dhe të dytin në Evropë për shekullin XX.

TROFETË kryesore

Vendore

Serie A (36): 1905, 1925–26, 1930–31, 1931–32, 1932–33, 1933–34, 1934–35, 1949–50, 1951–52, 1957–58, 1959–60, 1960–61, 1966–67, 1971–72, 1972–73, 1974–75, 1976–77, 1977–78, 1980–81, 1981–82, 1983–84, 1985–86, 1994–95, 1996–97, 1997–98, 2001–02, 2002–03, (2004–05 dhe 2005–06 këta tituj i janë hequr si pasojë Calciopolit), 2011–12, 2012–13, 2013–14, 2014–15, 2015-16, 2016-17, 2017-18, 2018-19, 2019-20.

Serie B (1): 2006–07

Kupa e Italisë (13): 1937–38, 1941–42, 1958–59, 1959–60, 1964–65, 1978–79, 1982–83, 1989–90, 1994–95, 2014–15, 2015-16, 2016-17, 2017-18.

Superkupa e Italisë (8): 1995, 1997, 2002, 2003, 2012, 2013, 2015, 2018.

Evropiane

Liga e Kampionëve (2): 1984–85, 1995–96.

UEFA Cup Winners’ Cup (1): 1983–84.

Kupa UEFA (3): 1976–77, 1989–90, 1992–93.

UEFA Intertoto Cup (1): 1999.

Superkupa UEFA (2): 1984, 1996.

Botërore

Kupa Interkontinentale (Kupa e Botës për Klube) (2): 1985, 1996.

No posts found