LAJMI I FUNDIT:
Dua Lipa

Dua Lipa

2823 Artikuj

Info

Dua Lipa (e lindur më 22 gusht të vitit 1995 në Londër) është një këngëtare shqiptare me famë botërore.

Ajo është fëmija i madh i prindërve Dukagjin dhe Anesa Lipa dhe ka një motër më të vogël, Rinën, dhe një vëlla më të vogël, Gjinin. Babai i saj është muzikant gjithashtu, i njohur si frontmen i rock-grupit “ODA”.

Dua është lindur dhe rritur në Mbretërinë e Bashkuar, ku më pas është kthyer në vitin 2006 bashkë me familjen e saj për të jetuar në Kosovë deri në vitin 2009, ku më pas ajo largohet sërish në Londër për të ndjekur ëndrrën e saj për muzikën. Familja e Dua Lipës kanë origjinë nga qyteti i Pejës.

Ajo debutoi në muzikë në vitin 2015 me publikimin e këngës “New Love”, teksa mori më shumë njohje ndërkombëtare me hitet si: “Be The One” dhe “New Rules”. Disa nga këngët e saj më të suksesshme llogaritet të jenë: “Levitating”, “Don’t Start Now”, “One Kiss” (bashkëpunim me Calvin Harris) e të tjera.

Ka të edituar në treg dy albume shumë të suksesshme: “Dua Lipa” në vitin 2017 dhe “Future Nostalgia” në vitin 2020.

Lipa është fituese e çmimeve të rëndësishme të muzikës si: Grammy Awards, Brit Awards, MTV EMA, Bambi Awards, e të tjera.

“Unë jam gjithmonë krenare për të gjithë bashkëkombësit e mi dhe sukseset e tyre dhe sa herë që dëgjoj gjëra të mëdha për ta, më bën edhe më krenare fakti që jam shqiptare”, ka thënë Dua Lipa në një intervistë ekskluzive për Telegrafin në vitin 2018.

No posts found