LAJMI I FUNDIT:
Capital T

Capital T

691 Artikuj

Info

Kushtrim Ademi, i njohur për publikun si Capital T, është i lindur më 28 Shkurt të vitit 1991, në Prishtinë.

Dashurinë dhe taletin për muzikën e ka të trashëguar nga daja i tij, reperi Besnik Canolli, i njohur për publikun si 2po2.

Capital T nisi karrierën në moshë shumë të re – 16 vjeçare, ku publikoi disa këngë, me të cilat arriti të marrë zemrat e publikut.

Reperi i njohur e zbërthen emrin e tij artistik në Capital (që e llogarit si kapital, pasuri) dhe T (shkronja e parë e shkurtesës së emrit të tij, Trim).

Ai shënon disa pjesëmarrje të suksesshme në festivalet shqiptare, si: Kënga Magjike 2010 (bashkëpunim me Eni Koçin), disa pjesëmarrje të suksesshme në Videofest.

Në vitin 2016, ai shpërblehet në festivalin “Top Awards” me çmimin “Best Video” për klipin “Hitman”.

Ka të edituara në treg disa albume: “U bë vonë” (2010), “Kapo” (2012), dhe mixtape-et: “Slumdog Millionaire” (2015), dhe “Winter is here” (2017″.

Ndër këngët e tij më të suksesshme janë: “Supersweet”, “U bë vonë”, “Ma e mira”, “Një ëndrrë” (bashkëpunim me Alban Skënderaj”, “Karma”, “Posh” (bashkëpunim me 2po2) etj.

No posts found