LAJMI I FUNDIT:

Si mundeni me mbërri rrogën mbi 1,000 euro në Kosovë?

Si mundeni me mbërri rrogën mbi 1,000 euro në Kosovë?

Pavarësisht studimeve që keni kryer apo eksperiencës së gjatë që mund të keni në një profesion të caktuar çdo herë duhet përcjellur të rejat e fundit në mënyrë që të avansoni tutje në karrierën që keni zgjedhur, por edhe nëse nuk e keni zgjedhur akoma trajnimet dhe kurset e ndryshme intensive brenda pak muajve mund të ju bëjnë shumë të suksseshëm në çkado që ju keni zgjedhur të startoni.

Trajnimet dhe kurset e tilla janë tepër të nevojshme sepse përveç se rrisin shprehinë e punës, ju aftësojnë në aspektin teorik dhe praktik, ndryshojnë ambientin e punës, jau mundësojnë që pas përfundimit, kur të filloni punën dhe të fitoni eksperiencë vetëm 1 vjeçare të keni një page mujore mbi 1,000 euro.

Nga shumë trajnime në fusha të ndryshme dy nga më me përfitim për ju janë në sferën e shitjes dhe menaxhimit të projektit, që të dyja janë me zbritje nga Telegrafi Deals.

Programi i menaxhimit të programit

Deri më tani, Jungle ka trajnuar qindra studentë për Project Management dhe përqindja e suksesit të punësimit të tyre është mbi 90%. Programi i menaxhimit të projektit u lejon studentëve ta perfeksionojnë talentin e tyre rreth menaxhimit, projektimit, teknikave dhe mjeteve të koordinimit të projektit.

Çfarë do të mësoni?

– Bazat e menaxhimit të projektit

– Fillimi i projektit, fushëveprimi dhe struktura

– Udhëheqja e projektit, formimi dhe menaxhimi i ekipit

– Planifikimi dhe përzgjedhja e projektit

– Aktivitetet e projektit dhe planifikimi

– Menaxhimi i vlerave të projektit, buxhetit dhe kostove

– Ekzekutimi i projektit dhe matja e progresit

– Agile Project Management

– Monitorimi, analiza dhe kontrolli i projektit

– Mbyllja e projektit

Kohëzgjatja e këtij e programi është plot 6 muaj, ku përgjatë 100 orëve ligjërata ju do të mësoni çdo gjë teorike e praktike. Ligjëratat mbahen çdo të marte dhe të enjte, duke filluar nga ora 18:00 deri në 20:00.

Për të gjithë të interesuarit rreth këtij programi Telegrafi Deals, ofron zbritje 100 euro dhe mundësi pagese deri në 10 këste përmes kuponit Telegrafi10.

Statistikat në platformën matëse Rroga.com tregojnë se eksperienca e punës më pak se 1 vjeçare në këtë industri garanton rrogë mbi 800 euro, e cila rritet mbi 1,000 euro pas një viti eksperiencë.

POWER SALES SKILLS

Për të gjithë të interesuarit në sektorin e shitjes që mendojnë të startojnë diçka, përmes këtij kursi ju do të keni mundësi të mësoni gjërat kryesore në aspektin teorik dhe praktik rreth shitjes.

Trajnimet dhe punëtoritë e dizajnuara  ju ndihmojnë të keni një kuptim teorik dhe praktik mbi:

-Suksesin në shitje

-Komunikimin profesional në shitje përmes telefonit dhe email-it

-Ndikimin dhe bindjen në shitje

-Teknikat e shitjes.

Ligjërues është Deniz Gafurri i cili ka përvojë dhe njohuri profesionale, 30 vjeçare në biznes dhe mundëson që përmes trajnimit suksesi i juaj në shitje të jetë i garantuar. Grupi i dytë për kursin POWER SALES SKILLS fillon me 1 qershor.Trajnimi është intensiv dhe zhvillohet në dy ditë të javës. Trajnohu për tu bërë i jashtëzakonshëm në punën që bën dhe përfito zbritje duke shfrytëzuar kuponin Telegrafi1.

Më shumë