Një kanadez 34-vjeçar ka thirrur policinë, duke u paraqitur si viktimë e një rrahjeje të fortë, për tu konstatuar më vonë se lëndimet e marra ia ka shkaktuar vetvetes vetëm që të mos shkojë në punë.
Kur nuk kanë mundur të gjejnë asnjë të dyshuar apo së paku një dëshmitar, policia ka filluar të dyshojë në deklaratën e burrit i cili ka pohuar se dy meshkuj të panjohur e kishin sulmuar derisa po shkonte në punë.
"Ka pasur buzë të ënjtura, ishte i përgjakur dhe ndoshta edhe hundë të thyer", ka thënë njëri prej policëve, i cili është paraqitur në thirrjen e mashtruesit.
Policët, te të cilët “viktima” ka deklaruar se si ka ndodhur incidenti dhe në detaje i ka përshkruar sulmuesit, kanë nisur hulumtimin, por pasi që nuk kanë mundur të gjejnë asnjë lloj fakti edhe ata kanë filluar të dyshojnë.
Policët e kanë shtyrë punëtorin “e rrahur” që sërish të përshkruajë rrethanat e sulmit dhe pas disa pyetjeve më të vështira ai ka pranuar se tërë ngjarjen e ka trilluar dhe vetvetes i ka shkaktuar lëndime vetëm që të ketë një ditë të lirë nga puna.
"Në fund edhe e ka marrë një ditë të lirë – ka kaluar pothuajse tërë ditën në stacionin policor, në qeli", ka komentuar polici.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një copë 77-vjeçare e tortës së dasmës së Mbretëreshës Elizabeth II shitet mbi 2600 euro
Ajo kishte harruar biletën në çantë – disa muaj më vonë e kontrolloi dhe mësoi se kishte fituar 1 milion dollarë
Disa raste kur njerëzit “u përpoqën të sfidonin teknologjinë” dhe dështuan në mënyrë dramatike
Një copë 77-vjeçare e tortës së dasmës së Mbretëreshës Elizabeth II shitet mbi 2600 euro
Krijesa e çuditshme e regjistruar në një park amerikan habiti të gjithë që e panë
Ajo kishte harruar biletën në çantë - disa muaj më vonë e kontrolloi dhe mësoi se kishte fituar 1 milion dollarë
TikToker-i sjell pamje interesante - ja si duket gjatë orëve të mbrëmjes Antarktida
Fotografja regjistron pamje befasuese nga afër të syrit të një balene
Priti 30 minuta ushqimin që e kishte porositur, britaniku i telefonon policisë për t’ju ankuar për vonesën