Llogaritet se afër 10-20 % e të rriturve janë alergjikë në ushqim. Megjithatë, një studim i ri gjerman ka treguar se çdo i dyti person i cili konsiderohet se është alergjik në një lloj të ushqimit, në fakt nuk është.
Shkencëtarët kanë analizuar 419 persona të dyshimtë se kanë alergji, me ç’rast me llogaritjen e përqendrimit të antitrupave specifikë është vërtetuar se vetëm gjysma e tyre kanë qenë alergjikë.
Këto rezultate tregojnë se sa rëndësi ka diagnoza e saktë në ushqim, me qëllim që të pengohet shmangia e panevojshme e atij lloji të ushqimit për të cilin dyshohet se individi është alergjik.
Alergjenët më të shpeshtë ushqyes janë të pranishëm në gluten, peshk, guaska dhe gaforre, kikirikë, sojë, qumësht etj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë