LAJMI I FUNDIT:

Nëna gjithmonë e di çka është mirë!

Nëna gjithmonë e di çka është mirë!

Një i ri amerikan ka mbetur pa automjetin e ri pasi që nëna e tij kureshtare, i ka gjetur nën ulëse një shishe me pije alkoolike. Nuk ka ngurruar aspak, dhe menjëherë e ka vendosur shpalljen për shitjen e veturës.

Amerikania Jane Hambleton e ka quajtur veten "nënë më e keqe në botë", në nënshkrimin e shpalljeve në gazetën lokale The Des Moines Register, ku e ka shpallur shitjen e automjetit të të birit.

"Prindërit, tërësisht ‘jo cool’, qartazi nuk e duan djalin e vet, shesin automjetin e tij. I vozitur vetëm tri javë para se nëna, që i fut hundët gjithkund, dhe e cila nuk ka jetën e vet, nën ulësen e automjetit ka gjetur një shishe alkooli. Të interesuarit mund të thërrasin “nënën më të keqe në botë’", shkruan në shpallje.

Që prej atëherë 48-vjeçarja Hambleton ka pranuar mbi 70 thirrje me urimet e llojit “është kënaqësi të shohësh që ka prindër të përgjegjshëm".


Kritiku i vetëm i zonjës Hambleton është djali i saj, i cili pohon se shishja e alkoolit nuk ka qenë e tij, por se ajo ishte lënë nga një bashkudhëtar i tij.

Automjeti sot është i shitur mirëpo “nëna më e keqe” pranon që shpallja ka qenë shumë e shtrenjtë, por edhe se njëkohësisht do të vazhdojë shpalljen për edhe një javë, thjesht sa për të marrë reagime pozitive nga njerëzit që mendojnë njëjtë si ajo.

Në trend Fun

Më shumë
Një burrë i dehur kishte vendosur të

Një burrë i dehur kishte vendosur të "përleshej" me një piton teksa kthehej në shtëpi - dhe sigurisht, doli humbës

Fun
Falë rrjeteve sociale, çifti gjejnë videon e humbur të dasmës pas 57 vitesh

Falë rrjeteve sociale, çifti gjejnë videon e humbur të dasmës pas 57 vitesh

Interesante
Gjashtë gra por vetëm pesë palë këmbë, iluzioni optik që po i huton të gjithë

Gjashtë gra por vetëm pesë palë këmbë, iluzioni optik që po i huton të gjithë

Virale
Erërat e forta fryjnë aeroplanin gjatë aterrimit në aeroportin grek – e lëvizte anash sikur të ishte nga letra

Erërat e forta fryjnë aeroplanin gjatë aterrimit në aeroportin grek – e lëvizte anash sikur të ishte nga letra

Interesante
Alpinisti amerikan pretendon se ka filmuar krijesën legjendare të njohur si 'Bigfoot', videoja bëhet virale

Alpinisti amerikan pretendon se ka filmuar krijesën legjendare të njohur si 'Bigfoot', videoja bëhet virale

Interesante
Dy australianë kapin 'Peshkun e Ditës së Kijametit'

Dy australianë kapin 'Peshkun e Ditës së Kijametit'

Interesante
Kalo në kategori