Çdo shqiptar ka një shans të vërtetë për të lartësuar më tej ndërtesën e Shqipërisë evropiane në zgjedhjet vendore të 8 majit- deklaroi të martën nga Shkodra, kryeministri Sali Berisha, ku mori pjesë në përurimin e Qendrës së Informimit të Bashkimit Evropian.
"Në 8 maj le të marrin të gjithë pjesë në votime, të votojmë si qytetarë të lirë dhe të dëshmojmë se nuk ka flakë e nuk ka puç, nuk ka aventurë e aventurierë që mund të frenojnë vullnetin tonë të lirë, votën tonë të lirë, vlerat tona", tha Berisha, duke folur për zgjedhjet lokale të 8 majit. Për këtë arsye, ai ftoi qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhje, pasi sipas kryeministrit “më 8 maj kemi një provë të madhe”.
Kreu i qeverisë foli edhe për ngjarjen e 21 janarit, duke akuzuar opozitën për këtë, teksa ka paralajmëruar se të ketë një hetim të plotë për nxjerrjen e të gjitha përgjegjësive.
"Ne u përballëm me një situatë si asnjë komb tjetër. Pas 20 vitesh, krerë të opozitës rrethuan Këshillin e Ministrave, për të përmbysur një qeveri legjitime. Përgjigja jonë, aq sa ishte dhe aq sa ç’u tregua i fortë ligji dhe institucionet, do të jetë e mbetet institucionale. Ne qëndrojmë për funksionimin e shtetit ligjor dhe institucioneve dhe qëndrojmë të vendosur për hetimin e plotë e tërësor të 21 janarit. Kjo është kërkesa e çdo shqiptari dhe e partnerëve ndërkombëtarë", tha Berisha.
Ai siguroi se "ata që shembëm murin e Berlinit, shtatoret, bronzet e blloqet kudo që ishin, do të shembin çdo mur tjetër për të arritur në destinacionin e integrimit të plotë në Bashkimin Evropian". /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPersoni që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale
Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025
Pasardhës të heronjve të Kosovës: Dorent, Betim dhe Edon Berisha në shërbim të atdheut
Sonte tërmet në Maqedoni
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin