LAJMI I FUNDIT:

Llapi

Info

Skuadra e futbollit Llapi është nga qyteti i Podujevës dhe është formuar në vitin e largët 1932.

Edhe pse është formuar në vitin e largët, Llapi nuk ka arritur të fitojë ndonjë titull të kampionit apo Kupë të Kosovës pas luftës.

Duhet cekur që nga akademia e Llapit ka dalur legjenda e futbollit kosovar, njëherit kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Suksesi më i madh i Llapit është titulli i kampionit në Ligën e Parë të futbollit në Kosovë që e fitoi në stinorin 2014/15.

KF Llapii

Gjithashtu e arritur e madhe e Llapit është edhe si nënkampione vjeshtore në sezonin 2015/16.

Llapi është klub që ka ngjyrat tradicionale bardh dhe kaltër, ndërsa ajo njihet edhe për tifozët e saj të shumtë.

 

Stadiumi:

Llapi ndeshjet si vendas i zhvillon në stadiumin e qytetit ‘Zahir Pajaziti’, që ka kapacitet rreth 2000 vendesh.

 

Tifozët:

Tifozët e Llapi kanë emrin ‘Legjendat’, ndërsa ata njihen si përkrahës të mëdhenjt të Llapit.

Llapi Legjendat

Titujt:

Titulli i Kampionit në Ligën e Parë (1)

 

2014/15