LAJMI I FUNDIT:

KB Prishtina

Info

Prishtina është klub me traditë të pasur, i organizuar dhe me shumë trofe. Klubi është themeluar në vitin 1970.

Vetëm gjatë periudhës së pas luftës, Prishtina ka fituar 22 kupa e tituj të çmueshëm, si dhe shumë kupa e mirënjohje të tjera prestigjioze.

KB Prishtina në vitin 2013 ka arritur ta bëjë edhe hapin më të madh në historinë e basketbollit kosovar, sepse në atë edicion u bë ekipi i parë nga Kosova në një ligë ndërkombëtare, përkatësisht në Ligën Ballkanike (BIBL), në të cilën janë pjesëmarrëse ekipe të njohura nga Izraeli, Rumania, Bullgaria, Greqia, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Që në vitin e parë Prishtina tregoi forcën e vetë, duke arritur të plasohet në Final Four dhe gjithashtu ta organizoj atë në Prishtinë. Sukseset e klubit në BIBL, nuk mbaruan me kaq. Qysh në vitin e dytë pjesëmarrës KB Prishtina u stolis me titullin e kampionit të Ligës Ballkanike.

Pas pranimit të FBK-së në FIBA, FIBA menjëherë organizoi FIBA Europe Cup, kategorinë e tretë të basketbollit në Evropë. KB Prishtina u bë ekipi i parë nga Kosova qe morri pjesë në gara të organizuara nga FIBA.

Tifozët

Ndeshjet si vendas klubi bardhëekaltër i zhvillon në Pallatin e Rinis dhe Sporteve.

Prishtina masiv dhe më të organizuar të tifozëve dhe njihen me emrin Plisat.

PLISAT

 

Lojtarët

Në Prishtinë kanë defiluar emra të mëdhenj të basketbollit shqiptar e ndërkombëtar si Aleksander Damo, Ersid Ljuca, Edin Bavcic, Jimmal Ball, Marin Perskalo, Florian Miftari, Samir Shaptahu, Edmond Azemi, Edis Kuraja,

Gjorgji Cekovski, Pero Blazevski, Bojan Trajkovski, Aurimas Kieza, Tarvis Williams, Khalid El-Amin, Ryan Sears e shumë të tjerë.

Titujt

Kampion të BIBL  (2015)

Kampion i Kosovës (10 herë): 01/02, 02/03, 05/06, 06/07, 07/08, 08/09, 09/10, 10/11, 13/14, 14/15

Kupa e Kosovës (11 herë): 02,03,04,05,06,07,08,09,10,13,14.