LAJMI I FUNDIT:

Gjilani

Info

Klubi i futbollit Gjilanit është klub i formuar në vitin 1995 dhe është nga qyteti i Gjilanit.

No posts found

Gjilani ka një histori relativisht të re por edhe pse vetëm 20 vite nga formimi i tyre, ata kanë arritur të fitojnë respekt në futbollin kosovar.

Përpos respektit, Gjilani ka arritur të fitojë edhe trofe në futbollin e Kosovës pas luftës.

Në vitin kalendarik të futbollit 1999/2000, skuadra e Gjilanit arriti që ta fitoi Kupën e Kosovës.

gjilanii

Po në atë vit Gjilani luajti edhe në finalen e Superkupës, ku triumfoi edhe aty për ta fituar trofeun e dytë të rëndësishëm në histori të klubit.

Gjilani njihet për tifozët e tyre të zjarrtë ‘Skifterat’, ndërsa derbin më të madh në Kosovë e zhvillon përballë rivalit lokal Dritës.

 

Stadiumi:

Gjilani ndeshjet si vendas i zhvillon në stadiumin e qytetit i cilli është i përbashkët me rivalin lokal Dritën.

 

Tifozët:

Tifozët e klubit të Gjilanit, janë të identifikuar si ‘Skifterat’, tifozët që mblidhen në një numër të madh në ndeshjet e skuadrës së tyre të zemrës.

skifterat

Tituj:

Kupa e Kosovës (1)

1999/2000

 

Superkupa e Kosovës (1)

1999/2000