LAJMI I FUNDIT:

Drenica

Info

Klubi i futbollit Drenica është nga Skenderaj dhe është formuar në vitin 1958.

Skuadra që ngjyrat tradicionale i ka të kuqe dhe të zezë është pjesë e elitës së futbollit kosovar që nga paslufta dhe ka qëndruar gjithmonë një skuadër stabile.

Drenica gjithmonë ka qenë një skuadër e fortë në shtëpinë e saj, dhe njihet për korrektësinë e madhe si skuadër vendase gjë që ka marrë edhe çmim si skuadra më ‘Fair Play’.

drenica

Ekipi nga Skenderaj nuk ka fituar asnjëherë titullin e kampionit të Kosovës dhe një gjë të tillë do ta kërkojë në të ardhmen.

Suksesi më i madh i Drenicës ishte si finalist e Kupës së Kosovës por që humbi në finale në stinorin 2005/06.

 

Stadiumi:

Stadiumi i qytetit në Skenderaj i quajtur ‘Bajram Aliu’.

 

Tifozët:

Tifozët e Drenicës njihen për një numër të shumtë dhe quhen ‘Shqiponjat e Zeza’.

shqiponjat