LAJMI I FUNDIT:

Shkon Shoshi, arrin Rama

Shkon Shoshi, arrin Rama

Drenica ka bërë ndryshime në shtabin teknik. Kuqezinjtë e kanë shkarkuar të enjten trajnerin, Valdet Shoshi, pas rezultateve të zbehta e mbi të gjitha pas humbjes në çerekfinale të Kupës së Kosovës nga Drita në shtëpi.

Lajmin e ka konfirmuar për “Zërin” kryetari i klubit, Daut Geci. “Është mbledhur kryesia e klubit dhe kemi vendosur që ta shkarkojmë trajnerin Shoshi. Pritshmëritë ishin më të mëdha nga ai, sidomos në Kupën e Kosovës, pasi luajtëm në shtëpi dhe duhej ta eliminonim Dritën. Kjo ishte e papritshme dhe e papranueshme për ne”, deklaroi kryetari i klubit drenicas. “


Gjithashtu, kishte pakënaqësi edhe tek lojtarët. Prandaj, vendosëm të bëjmë ndryshime. Sidoqoftë, do ta bëjmë një analizë dhe ta shohim se ku qëndron problemi”, vazhdoi Geci. “Menjëherë pas shkarkimit të Shoshit, e kemi emëruar trajnerin, Fadil Rama, i cili do t’i prijë skuadrës deri në fund të sezonit”, shtoi kreu i klubit Kuqezi.

Drenica aktualisht gjendet në pozitën e tetë në tabelë me 25 pikë të grumbulluara nga 20 ndeshje të zhvilluara. Kuqezinjtë synojnë që me trajnerin Rama t’i shmangen barazhit, për ta evituar çdo rrezik që shpie drejt Ligës së Parë. “Synim yni është që t’i ikim barazhit, për atë edhe kemi bërë ndryshime. Synojmë fitore ndaj Prishtinës, së cilës do t’i iknim shtatë pikë dhe besojmë se do të ‘kiksojnë’ edhe konkurrentët tjerë, Drita dhe Liria. Nëse i shmangemi barazhit, do t’i arrinim objektivat”, nënvizoi Geci. Pikërisht në fundjavë Drenica do të luajë me Prishtinën, një tjetër skuadër që gjendet në vështirësi këtë edicion.

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori