LAJMI I FUNDIT:

Trepça ’89

Info

Klubi Futbollistik Trepça’89 është klub që bën gara në Superligën e Kosovës dhe është formuar në vitin 1989 dhe vjen nga qyteti i Mitrovicës.

No posts found

KF Trepça’89 gjatë periudhës 1945-1989 njihej si Rudari, ndërsa gjatë periudhës 1989-2000 njihej si Minatori’89.

Përveç lojtarëve nga Kosova ky ekip ka angazhuar njihet edhe për angazhimin e lojtarëve nga Afrika, Bullgaria e Bosna vite më parë.

trepcccccc

Që nga formimi i klubit në vitin 1989, ky klub arritjen më të madhe e ka në sezonin 2004/2005 duke arritur vendin e dytë në radhitjen tabelare në Superligën e Kosovës.

Trepça ’89 nuk ka arritur ta fitojë asnjëherë titullin e kampionit në Kosovë, mirëpo suksesi më i madh mbetet fitimi i Kupës së Kosovës.

Skuadra bardh e gjelbër nga Mitrovica ka arritur ta fitoi Kupën e Kosovës në stinorin 2011/12.

Por sikur mos të mjaftonte ky trofe, 89-shi arriti të triumfoi edhe në Superkupën e Kosovës atë vit dhe këto dy trofe mbetën më të rëndësishmit tek ekipi i ri i Mitrovicës.

Stadiumi:

Trepça ’89 ndeshjet si vendas i luan në stadiumin e tyre ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë.

Tifozët:

Tifozët e Trepçës ’89 quhen Torcida dhe janë tifozët e parë në trojet shqiptare, ku gjithashtu janë ndër më të zëshmit në vend.

trepca 89

Titujt:

Kupa e Kosovës (1)

2011/12

 

Superkupa e Kosovës (1)

2011/12