KF Trepça’89 gjatë periudhës 1945-1989 njihej si Rudari, ndërsa gjatë periudhës 1989-2000 njihej si Minatori’89.
Përveç lojtarëve nga Kosova ky ekip ka angazhuar njihet edhe për angazhimin e lojtarëve nga Afrika, Bullgaria e Bosna vite më parë.
Që nga formimi i klubit në vitin 1989, ky klub arritjen më të madhe e ka në sezonin 2004/2005 duke arritur vendin e dytë në radhitjen tabelare në Superligën e Kosovës.
Trepça ’89 nuk ka arritur ta fitojë asnjëherë titullin e kampionit në Kosovë, mirëpo suksesi më i madh mbetet fitimi i Kupës së Kosovës.
Skuadra bardh e gjelbër nga Mitrovica ka arritur ta fitoi Kupën e Kosovës në stinorin 2011/12.
Por sikur mos të mjaftonte ky trofe, 89-shi arriti të triumfoi edhe në Superkupën e Kosovës atë vit dhe këto dy trofe mbetën më të rëndësishmit tek ekipi i ri i Mitrovicës.
Stadiumi:
Trepça ’89 ndeshjet si vendas i luan në stadiumin e tyre ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë.
Tifozët:
Tifozët e Trepçës ’89 quhen Torcida dhe janë tifozët e parë në trojet shqiptare, ku gjithashtu janë ndër më të zëshmit në vend.
Titujt:
Kupa e Kosovës (1)
2011/12
Superkupa e Kosovës (1)
2011/12