LAJMI I FUNDIT:

“Rambujeja e sulmet ajrore të NATO-s”, Buja: Hashim Thaçi ka qenë pika më e besueshme e ndërkombëtarëve

“Rambujeja e sulmet ajrore të NATO-s”, Buja: Hashim Thaçi ka qenë pika më e besueshme e ndërkombëtarëve

Më 24 mars para 26 vjetësh, nisi fushata e bombardimeve ajrore ndaj Jugosllavisë për ndaljen e fushatës serbe për spastrim etnik të shqiptarëve në Kosovë.

Ramë Buja- ish anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ka kujtuar kohën e 24 marsit të 1999-s kur atëkohë kishte sfida për bisedimet që po zhvilloheshin në Rambuje.

Një moment që Buja kujton është kur komandantët e KFOR–it iu thanë se “mbani përgjegjësinë” lidhur me zhvillimet që po ndodheshin atëkohë.


Buja në TV Dukagjini tha se ish-presidenti, Hashim Thaçi ka qenë pika më e besueshme e ndërkombëtarëve për rrethanat e luftës.

“Nisja ka qenë në Kleçkë në qershor 1998-s. Por për ta plotësuar dhe mbajtur konferencën e Rambujesë kanë qenë djemtë tanë. Kishte diplomaci. Barrën kryesore të kësaj diplomacie e kishte Hashim Thaçi. Ai ka ditur të udhëheq, realizoj lirinë e vendit. Pika më e besueshme e ndërkombëtarëve ka qenë Hashim Thaçi”, tha Buja.

Ai shtoi se bashkimi i kosovarëve në rrethana lufte kishte vetëm një qëllim, atë të lirisë së Kosovës.