Live Rumani-Kosovë në Ligën e Kombeve
Nata vendimtare: Kosova duhet ta fitojë ‘finalen’ përballë Rumanisë për lidershipin në grup
Përditesuar Para 5 ore e 6 min
Kombëtarja e Kosovës do të luajë sot (e premte) në udhëtim te Kombëtarja e Rumanisë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Dardanët janë mysafir të rumunëve në ndeshjen e xhiros së pestë të Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Ky takim është paraparë të zhvillohet në stadiumin “Arena Nacionale” në Bukuresht, me fillim nga ora 20:45.
Për djelmoshat e Franco Fodas kjo ndeshje është shumë e vlefshme pasi vetëm fitorja do t’i mbante në garë për pozitën e parë në grup.
Telegrafi do t’ju mbajë të informuar minutë pas minute për çdo gjë rreth kësaj përballje, pasi në vend të ngarjes gjenden gazetarët tanë, Romak Zeqiri dhe Arbios Kryeziu.
Gjithçka gati për ndeshjen Rumani-Kosovë
Stadiumi “Arena Nationala” në Bukuresht është gati të pres ndeshjen në mes të Rumanisë dhe Kosovës që zhvillohet nga ora 20:45 në kuadër të Ligës së Kombeve.
Tri ndeshje me tre trajnerë të ndryshëm – historiku i përballjeve mes Kosovës dhe Rumanisë
Kosova sot (e premte) do të luajë një ndeshje me rëndësi jetike ndaj Rumanisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Sidoqoftë, përballja e sotme nuk do të jetë e para mes këtyre dy kombëtareve, pasi ato janë përballur në tri raste me njëra-tjetrën.
Ajo që e bën më interesante këtë fakt është se në të tria këto ndeshje, Kosova ka pasur tre përzgjedhës të ndryshëm – Alain Giresse, Primoz Gliha dhe Franco Foda.
Milot Rashica, Bersant Celina dhe të tjetërt me mesazh për bashkëlojtarët te Kosova para ndeshjes me Rumaninë
Disa lojtarë të Kosovës do të mungojnë për ndeshjen ndaj Rumanisë, por kanë mbështetur bashkëlojtarët me një video-mesazh para takimit.
Milot Rashica, Ermal Krasniqi, Bersant Celina mes të tjerëve kanë dërguar mesazh te pjesa tjetër e lojtarëve dardanë.
Gjyqtarët e ndeshjes Rumani-Kosovë
Ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë në kuadër të Ligës së Kombeve do të gjykohet nga gjyqtarë danezë.
Morten Krogh është caktuar si kryesor, ndërsa Victor Skytte dhe Steffen Bramsen do jenë anësor .
Gjyqtarë i katërt është Lasse Laebel Graagaard, teksa në VAR do të jenë Jakob Kehlet dhe Sani Putros.
Kryetari i Dardanëve: Nuk kemi frikë, fitojmë 0-2
Kryetari i tifogrupit Dardanët, Lulzim Berisha ka folur për Telegrafin para ndeshjes së sotme të Kosovës ndaj Rumanisë.
“Luli” ka thënë ndër tjerash se nuk kanë frikë, kanë ardhur për të luajtur dhe në fund Kosova do të fitojë.
View this post on Instagram
FFK vjen me njoftim për tifozët dardanë për ndeshjen ndaj Rumanisë
Kosova do të luajë sonte ndaj Rumanisë në stadiumin “Arena kombëtare” në Bukuresht, me fillim nga ora 20:45 me orën tonë lokale.
Për këtë ndeshje kanë udhëtuar një numër jo i vogël Dardanësh, por edhe qytetarë tjerë nga Kosova, të cilët duan ta shikojnë ndeshjen në stadium.
FFK gjatë ditës ka dalë me një njoftim, ku i ka treguar të gjithë tifozëve pikëtakimin zyrtar për nisjen e organizuar drejt stadiumit.
Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Rumani–Kosovë, numër i pabesueshëm spektatorësh në ‘Arenën Kombëtare’
Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte (e premte) në udhëtim te Rumania, në një stadium që pritet të jetë i stërmbushur me tifozë, pasi thuhet se janë shitur të gjitha biletat e parapara.
Rumani – Kosovë është ndeshja e së premtes mbrëma në Ligën e Kombeve me interes maksimal për të dy vendet.
Sipas mediave rumune, “Trikolorët” vendas do të mbështeten nga një numër shumë i madh tifozësh, të cilët duan një tjetër rezultat të madh.
Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Rumanisë – Foda me disa ndryshime në rreshtim dhe emra
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda pritet t’i bëjë disa ndryshime të detyruara në ndeshjen e sotme (e premte) ndaj Rumanisë, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Telegrafi mëson se trajneri gjerman do t’i besoj kësaj radhe rreshtimit 4-3-3, duke pasur një mesfushë më të ngjeshur sesa në ndeshjen e parë të zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’.
View this post on Instagram
Rexhbeçaj: Jemi të përgatitur 100 për qind, duam ta dominojmë Rumaninë
Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, ka treguar se janë gati për ndeshjen e sotme ndaj Rumanisë dhe se janë gati për të luajtur të bashkuar dhe për ta dominuar takimin.
Dardanët luajnë sot (e premte) me fillim nga ora 20:45 ndaj Rumanisë në stadiumin “Arena Nacionale” në kuadër të Ligës së Kombeve.
Rexhbeçaj ka theksuar rëndësinë e kontrollimit të lojës në mesfushë dhe angazhimin e të gjithë ekipit për të fituar.
Para ndeshjes Rumani-Kosovë, publikohen rregulla strikte
Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është klasifikuar me rrezik të lartë, duke bërë që autoritetet rumune të marrin masa të rrepta sigurie.
Për shkak të incidenteve të mëparshme, autoritetet rumune kanë vendosur një sërë rregullash strikte për sjelljen e tifozëve në stadium.
Xhandarmëria e Bukureshtit, në bashkëpunim me institucionet e tjera të sigurisë, ka siguruar se tifozët e Kosovës do të kenë mbrojtje të veçantë dhe lëvizje të sigurt drejt stadiumit, ndërsa siguria do të jetë e garantuar edhe në kryeqytet.
Franco Foda paralajmëron ndryshime taktike në ndeshjen me Rumaninë
Kosova do të jetë mysafir i Rumanisë për përballjen që zhvillohet në kuadër të rrethit të pestë në Ligën e Kombeve.
Para ndeshjes, Franco Foda ka thënë se do të jenë të detyruar që të bëjnë disa ndryshime në formacion shkaku i lëndimeve.
“Duke pasur parasysh mungesat që i kemi do të detyrohemi të bëjmë disa ndryshime qoftë taktike, qoftë mënyrës së si do t’i qasemi kundërshtarët, pasi kjo është e kuptueshme për shkak të mungesave që kemi”, ka thënë fillimisht selektori i Dardanëve.
Lexo lajmin e plotë….
Lucescu: Mos bëni shaka me Kosovën, është një ekip i madh që mund të fitojë kundër çdo skuadre
Trajneri i Kombëtares së Rumanisë, Mircea Lucescu ka folur në konferencën para ndeshjes ndaj Kombëtares së Kosovës, të cilën e ka vlerësuar maksimalisht duke e cilësuar si një ekip i madh.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes në Bukuresht, përzgjedhësi Lucescu ka ndërhyrë gjatë deklaratave të lojtarit Valentin Mihaila dhe ka dashur të saktësojë se kombëtarja e Kosovës, kundërshtari i ardhshëm i “Trikolorëve”, nuk është një kundërshtar për t’i lënë pas dore.
Trajneri i Rumanisë, Lucescu: Kosova ka 3-4 lojtarë të rëndësishëm, Zhegrova është i jashtëzakonshëm
Trajneri i Kombëtares së Rumanisë, Mircea Lucescu ka folur para ndeshjes ndaj Kombëtares së Kosovës, ku ka vënë theksin te disa futbollistë, të cilët sipas tij janë më të rëndësishmit.
Kosova luan nesër (e premte) në udhëtim te Rumania, në ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Stadiumin Nacional” me fillim nga ora 20:45, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ekipi i Dardanëve është gati për këtë ndeshje, edhe përkundër disa mungesave të theksuara shkaku i lëndimeve.
Astrit Selmani, ka folur për mediat rumune në lidhjen me ndeshjen Rumani-Kosovë: Dardanët duan të fitojnë në Bukuresht
Kosova do të luajë ndaj Rumanisë më 15 nëntor në Bukuresht, ndërsa sulmuesi Astrit Selmani që po bën karrierë në elitën rumune ka folur për mediat e këtij vendi për ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Sulmuesi kosovar i Dinamo Bukuresht nuk është në skuadrën e parë të Franco Foda, por për mediumin rumun Digi Sport ka thënë se do të mbështesë bashkëlojtarët e tij.
Madje, Selmani i ka paralajmëruar “trikolorët” që të kenë frikë nga Vedat Muriqi, një nga futbollistët më të vlefshëm nga Kosova.
Emërllahu dhe Jashari janë optimistë për fitore ndaj Rumanisë
Mesfushorët e Kombëtares së Kosovës, Lindon Emërllahu dhe Muharrem Jashari janë treguar optimist para takimit të së premtes ndaj Rumanisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kosova mbajti sot (e mërkurë) stërvitjen e fundit para nisjes për në Bukuresht dhe të gjithë lojtarët janë në formë të mirë përveç Donat Rudhanit, i cili e ka lënë grumbullimin shkaku i lëndimit.
Pas përfundimit të stërvitjes, Emërllahu dhe Jashari ndanë optimizmin e tyre për paraqitje të mirë në Bukuresht, duke theksuar përkushtimin e ekipit për të dhënë maksimumin në fushë dhe për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive.
Danezi Morten Krogh do ta drejtojë ndeshjen Rumani – Kosovë
Është zyrtarizuar danezi Morten Krogh dhe ai do ta drejtojë ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës që zhvillohet të premten nga ora 20:45 në Bukuresht.
Ndeshja është vendimtare për vendin e parë në Grupin C2 të Ligës së Kombeve të UEFA-s.
Gjyqtari Krogh do të asistohet nga Victor Skytte e Steffen Bramsen, që po ashtu janë nga Danimarka.
Bytyqi flet për rikthimin te Kosova: Më ka munguar grumbullimi, duam ta fitojmë grupin
Zymer Bytyqi është rikthyer te Kosova pas një kohe të gjatë, pasi ka rikthyer formën e tij më të mirë.
Sulmuesi anësorë po shkëlqen me CSKA Sofjen, ku në ndeshjet e fundit ka gjetur edhe golin dhe ka asistuar në dy të tjerë.
“Jam shumë i lumtur, shumë i kënaqur që jam ftuar prapë. Kam ndjerë njëfarë mërzie për të ardhur sërish këtu dhe për të luajtur me djemtë”, tha fillimisht Bytyqi.
“Atmosfera e mirë, presim rezultat pozitiv ndaj Rumanisë” – Ilir Krasniqi flet për sfidën kryesore të nëntorit
Pas përfundimit të seancës së sotme stërvitore, foli mbrojtësi Ilir Krasniqi, i cili është bërë i rregullt te Kosova fal paraqitjeve të tij.
Krasniqi theksoi se grupi është plotësisht i motivuar për të dhënë maksimumin
“Atmosfera është fantastike, djemtë janë të motivuar për lojën e ardhshme që e kemi. E dimë se është një lojë mjaft e rëndësishme dhe secili djalë që është këtu po e bën maksimumin për t’u përgatitur sa më mirë dhe shpresojmë që do të kemi rezultat pozitiv”.
I rikthyeri Art Smakaj flet për ndeshjen me Rumaninë – kërkon tri pikët në Bukuresht
Art Smakaj ka shprehu kënaqësinë pasi u përfshi sërish me ekipin A të Kosovës, pjesë e të cilit ishte edhe në ndeshjen me Norvegjinë.
Smakaj që luan në mesfushë dhe mbrojtje, po zhvillon sezon të mirë te Lokomotiva Zagreb ku ka shënuar një gola dhe ka dhënë dy asistime në elitën e futbollit kroat në 12 ndeshje.
“Ndjenjë shumë e bukur të jesh me Kombëtaren. E kryem stërvitjen e parë dhe kemi punuar mirë. Na presin dy ndeshje të rëndësishme dhe jemi të gatshëm”.
“Ëndërr e realizuar” – i ftuar për herë të parë te Kosova, Baton Zabërgja flet për emocionet
Baton Zabërgja është grumbulluar për herë të parë me ekipin A të Kosovës, pasi më parë ka qenë pjesë e grupmoshave.
Anësori i talentuar ka qenë në formë të jashtëzakonshme në Superligën e Shqipërisë me Dinamon e Tiranës në këtë sezon, gjë që ka bindur Franco Fodan që ta ftojë te Dardanët.
Ai ka folur për emocionet e para, ndërsa ka treguar se si e kanë pritur bashkëlojtarët.
Promo
Reklamo këtu104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët