Admiruesit e telefonave Motorola u befasuan këndshëm në dhjetor kur drejtori i Lenovo, i cili zotëron markën legjendare, njoftoi ardhjen e pasuesit të telefonit “të palosshëm” origjinal Razr nga viti 2019, dhe tani specifikat e tij janë të njohura.
Kështu, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Motorola Razr 3 do të ketë procesorin Snapdragon 8 Gen 1 të Qualcomm.
Procesori do të çiftohet me 6, 8 dhe 12 GB RAM në varësi të versionit të dëshiruar, përkatësisht me 128, 256 dhe 512 GB memorie të brendshme.
Razr 3 thuhet se do të përdorë ekranin kryesor Full HD + AMOLED me një shpejtësi rifreskimi prej 120 Hz.
Dihet gjithashtu se pajisja do të përdorë sistemin operativ Android 12.
Motorola Razr 3 vjen në tregjet kineze, të Amerikës së Veriut dhe Evropës dhe së shpejti do të dihen më shumë informacione rreth smartfonit në fjalë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Android 16 i zhbllokuar për disa përdorues: Çfarë dimë deri tani?
“CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare”, influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale
Australia dëshiron t’ua ndalojë fëmijëve rrjetet sociale – si do ta zgjidh këtë problem qeveria e Albaneses?
"CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale
Android 16 i zhbllokuar për disa përdorues: Çfarë dimë deri tani?
Australia dëshiron t'ua ndalojë fëmijëve rrjetet sociale - si do ta zgjidh këtë problem qeveria e Albaneses?
El Capitan është superkompjuteri i ri më i shpejtë në botë
Si mund t'ju lejojë AI 'të flisni me hapësirën'?
Spotify nënshkruan një marrëveshje të re për të zgjeruar ofertën e librave audio