Ora e mençur Fitbit Charge 5 është më e reja nga brendi i njohur Fitbit. Kjo orë me plot stil vjen me ekran elegant për përdorim të lehtë dhe ofron karakteristikat më bashkëkohore si regjistrimi i orëve dhe kualitetit të gjumit, monitorimi i stresit, monitorimi i pulsit të zemrës, etj.
Kjo orë po konsiderohet si e jashtëzakonshme në avancimet teknologjike që i ka duke u bërë ideale për të gjithë ata të cilët janë seriozë në ushtrime dhe në mirëmbajtje të shëndetit.
Ky artikull do t’ju ndihmojë të vendosni nëse Fitbit Charge 5 është ora e duhur për ju, duke jua treguar të gjitha karakteristikat që i ofron.
Përveç kësaj, Telegrafi Deals e ofron këtë orë me 22% zbritje nga 229.50 EURO në 179.50 EURO përmes promo code “Telegrafi”.
Dizajni
Fitbit Charge 5 vjen me një touschscreen që i shfaqë notifications nga telefoni juaj. Ju gjithashtu mund të bëni ‘Swipe’ në ekran për t’i parë hapat që i keni ecur, pulsin e zemrës, distancën që e keni përshkuar, kaloritë që i keni djegur apo minutat totale që keni qenë aktiv gjatë ditës.
Fitbit gjithashtu mundëson edhe zëvendësimin e rripave kurdo që dëshironi në mënyrë që të dukeni me stil në çdo event.
Jetëgjatësia e baterisë
Fitbit Charge 5 ka një jetëgjatësi të baterisë deri në 7 ditë me vetëm një mbushje të plotë, dhe kjo konsiderohet si gjë mjaft e mirë duke marrë parasysh karakteristikat që ora i ofron.
Gjithashtu mbushja e baterisë merr pak kohë, që nënkupton se nëse i rrini pak gati dhe e futni në bateri kur jeni duke bërë dush, ju mund ta keni baterinë të gatshme për gati 7 ditë.
Çfarë karakteristika ka Fitbit Charge 5 që e bëjnë të domosdoshme për ta blerë?
Fitbit Charge 5 i posedon teknologjitë më të avancuara të monitorimit, prandaj është e aftë që t’i monitorojë:
– Nivelin e stresit
– Ushtrimet fizike
– Shëndetin e zemrës
– Kualitetin e gjumit
– Mirëqenien fizike dhe mendore
– Oksigjenin në gjak
– Shkallën e frymëmarrjes
– Temperaturën e trupit
– Ciklin menstrual
Kjo orë gjithashtu është e papërshkrueshme nga uji deri në 50 metra thellësi.
Më shumë