LAJMI I FUNDIT:

Si t’i merrni zbritjet e Telegrafi Deals përmes Promo Code?

Si t’i merrni zbritjet e Telegrafi Deals përmes Promo Code?

Telegrafi Deals është platforma më e re në vendin tonë, e cila vjen si risi dhe inovacion në industrinë e mediave vendore me qëllimin e vetëm që t’i lidhë lexuesit tanë me bizneset.

Telegrafi Deals ofron informacione të hollësishme për produktet që lexuesit janë të interesuar t’i blejnë dhe, mbi të gjitha, produktet e preferuara të lexuesve vijnë me çmimin më të lirë në treg përmes Telegrafi Deals.

Kjo zbritje aplikohet përmes kodeve promocionale apo ndryshe siç njihen “Promo Code”.

Çfarë janë Promo Code?

Kodet promocionale (Promo Code) janë një lloj kuponash që ofrohen nga dyqanet online (eCommerce) për të inkurajuar blerje në uebsajt përmes zbritjeve që janë pjesë e strategjive të marketingut.

Në foto: Procesi i aplikimit të Promo Code për zbritje në Gjirafa50


Si funksionojnë zbritjet nga Telegrafi Deals?

Telegrafi Deals me partnerët e vet ofron në përditshmëri produkte me çmimet më të volitshme në treg, por këto zbritje aplikohen vetëm pasi t’i keni shkruar kodet promocionale gjatë procesit të blerjes.

Çdo produkt do ta ketë Promo Code të cilin mund ta lexoni në artikujt e ndryshëm, dhe pastaj si në fotot e mëposhtme mund ta aplikoni për të përfituar zbritje!

Në foto: Procesi i aplikimit të Promo Code për zbritje në 75-mall.com

Më shumë