Vajza 6-vjeçare bie nga ballkoni në lartësi prej 12 metrash, por mbijeton për mrekulli pasi ra mbi dëborë
Pamjet e pabesueshme tregon vajzën e vogël, e cila ishte vetëm në shtëpi, duke rënë nga një ballkon, por çuditërisht ajo ishte në gjendje të ngrihej përsëri.
Pamjet tronditëse tregojnë momentin kur një vajzë gjashtë vjeçare mbijetoi për mrekulli pasi ra nga 12 metra lartësi nga një ballkon, transmeton Telegrafi.
Fëmija ra në dëborë të trashë para se të ngrihej, duke u lëkundur dhe u kthye në shtëpi, megjithëse pësoi tronditje.
https://youtu.be/FPJRpLxt_28
Rënia e saj e frikshme nga një banesë e katit të katërt në qytetin rus Tomsk u kap nga kamerat e sigurisë.
Për një sekondë ajo nuk lëvizi në grumbullin e trashë të borës, por ajo u ngrit menjëherë.
Ajo duket se ka veshur një bluzë të gjatë, pantallona të hollë dhe çorape, kur ra në një temperaturë minus 6C rreth orës 21:00 të së shtunës në mbrëmje. Pastaj ajo u ngrit në këmbë, u pastrua, dhe hyri në shtëpi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrendi i "shkallëve të vdekjes" pushton internetin
Tigri siberian 'shkatërron' portën e një fermeri, bëhen virale pamjet ku fshatari për pak i shpëton sulmit nga kafsha
Bleu një pallto të përdorur për 33 euro: Vajza u trondit kur mësoi se sa vlente vërtetë
Çifti shënon rekord botëror për varjen më të shpejtë të rrobave
Përmbyset kamioni me mijëra kanaçe në rrugën e Arizonës
E ktheu hapësirën boshe mbi shkallë në zyrë, njerëzit mahniten nga ndryshimi