Një gjeneral rus u vra dhe tre ushtarë rusë u plagosën gjatë granatimit të një karvani rus jo larg Deir al-Zor në Siri, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.
Dje, një patrullë e përbashkët turko-ruse në provincën e Idlib u granatua, por askush nuk u plagos.
Ndërkohë, pas një armëpushimi gjashtë muajsh, sulmet ajrore besohet të kenë ndodhur në disa qytete të mbajtura nga rebelët në veri-perëndim të Sirisë, pas të cilave besohet se qëndron aviacioni luftarak rus.
Sipas informacioneve, aeroplanët luftarakë bombarduan zonat përreth Harbanush dhe Sheikh Bar Nara nga lartësi të mëdha, por besohet se ato janë ‘Sukhoi’ rus.
Këtë muaj, Forcat ajrore ruse bombarduan kasollet malore në Latakia, ku fshihen rebelët, por as Moska zyrtare, as ushtria siriane nuk kanë komentuar deri më tani se kush qëndron prapa shkeljes së marrëveshjes së armëpushimit. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shkoi për t’i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
Parlamenti i Ukrainës anulon seancën pas kërcënimit për sulme me raketa nga Rusia
Kaos në aeroportin e madh të Londrës pas evakuimit për shkak të ‘sendit të dyshimtë’ në një bagazh
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën
Parlamenti i Ukrainës anulon seancën pas kërcënimit për sulme me raketa nga Rusia
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë