Ministrja Hoxha, në takim me ambasadorin e Republikës së Austrisë në Republikën e Kosovës, Gernot Pfandler, ka theksuar se strategjia integruese e BE-së për Ballkanin Perëndimor, duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe nuk duhet ta anashkalojë Kosovën.
Hoxha në takimin me ambasadorin Pfandler diskutoi për zbatimin e Marrëveshjes së stabilizim Asociimit dhe sfidat e procesit integrues.
“Zbatimi i MSA-së, është prioritet themelor i institucioneve tona. Zbatimi i Agjendës Evropiane të Reformave e kemi prioritet kryesor. Mirëpresim strategjinë integruese për këtë pjesë të Evropës, por, konsideroj se Strategjia e zgjerimit për Ballkanin perëndimor, do të jetë e mangët pa Kosovën, kapitullin dedikuar vendit tonë, me gjithë përcaktorët sikur për shtetet tjera, duke mos iu shmangur as ne, jo vetëm afateve por edhe përcaktimeve të detajuara për procesin integrues”, theksoi Hoxha, duke shtuar se vlerat euro-atlantike, janë vlera edhe të Republikës së Kosovës.
Ambasadori Pfandler theksoi rëndësinë e Agjendën Evropiane të Reformave, duke ofruar mbështetje të plotë për proceset integruese të Republikës së Kosovës.
“Agjenda integruese është gjithëpërfshirëse në aspektin rajonal”, theksoi ambasadori, duke shtuar se Strategjia e zgjerimit për Ballkanin perëndimor do të jetë një dokument me vlerë për vitet që vijnë si udhëzues dhe përcaktues për shtetet që aspirojnë proceset integruese.
“Kosova ishte, është dhe do të jetë pjesë e pandarë e zhvillimeve rajonale, duke kontribuar në këto procese nëpërmjet vlerave të proklamuara me këto agjenda”, theksoi ambasadori Pfandler. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sulmi me thikë në Ferizaj, Skenderi: Viktimat janë nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, autoritetet të reagojnë me urgjencë
Shkelje në FSK? Haradinaj thotë se brenda ushtrisë po rekrutohen militantë të LVV-së
Konfiskohen mjete piroteknike në vendkalimin kufitar Jazhincë
Policia kërkon nga shoferët që nga data 15 nëntor t'i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre
Vajza e kryeshefit të policisë në Medvegjë i quajti shqiptarët minj, Lutfiu i dërgon shkresë institucioneve ndërkombëtare
Mosmarrëveshje në komunikacion, policia publikon videon e arrestimit kur një person sulmoi fizikisht një tjetër
John Ratcliffe, drejtor i ri i CIA-s dhe lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA
Rama vë në dyshim deklaratat në Samitin e Klimës në Baku "nëse ndotësit më të mëdhenj vazhdojnë si zakonisht"
Voziti më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, shoferit në Gjilan i merret patentë-shoferi dhe gjobitet me 200 euro