Presidenti Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh urimi kreut të Këshillit Evropian Donald Tusk, në kuadër të ditës së Evropës, 9 majit.
Në urimin e tij Nishani thotë se integrimi europian mbetet alternativa e vetme dhe projekti më madhor i shqiptarëve.
“Përfitoj nga kjo mundësi që të ritheksoj mirënjohjen e thellë për mbështetjen e madhe e të pakursyer që i keni dhënë procesit të integrimit evropian të vendit tim dhe vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ashtu siç e kam theksuar edhe në takimet me ju, integrimi evropian mbetet alternativa e vetme dhe projekti më madhor i shqiptarëve, ndaj dhe ju siguroj se jemi të vendosur për të vijuar përpara në këtë drejtim, si në aspektin e reformave të brendshme, ashtu edhe në kuadrin e bashkëpunimit rajonal. Jam i bindur gjithashtu se pavarësisht sfidave dhe çështjeve të mprehta me të cilat po përballet Bashkimi Evropian dhe institucionet e tij, vëmendja, përkrahja dhe përkushtimi juaj do të vazhdojë të përqendrohet edhe mbi Shqipërinë e rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në mesazhin e presidentit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit